“Lëvizjet e njëanshme dhe të papërgjegjshme të Albin Kurtit kërcënuan sigurinë e serbëve në Kosovë. Sipas Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, Serbia ka të drejtë të mbrojë sigurinë e serbëve në Kosovë“, tha Milorad Dodik, anëtari serb i presidencës së Bosnje e Hercegovinës dhe lider i Aleancës së Social-Demokratëve të Pavarur.

Dodik deklaroi në Twitter se “ne në Republika Sërpska mbështesim plotësisht dhe fuqishëm udhëheqjen e Serbisë në përpjekjet e saj për uljen e tensioneve dhe për të gjetur një zgjidhje paqësore përmes dialogut dhe në këtë mënyrë për të mbrojtur të drejtat e popullit serb”.

Sipas Dodik, “është plotësisht e qartë se të drejtat e serbëve në Kosovë dhe Metohi, si dhe të drejtat tona në Republika Sërpska shkelen nën presionin politik, dhe se komuniteti ndërkombëtar ende zbaton standarde të dyfishta kur bëhet fjalë për serbët”.

Ju pëlqen!

“E gjithë kjo është njësoj si në të kaluarën, por ajo që është e ndryshme është se ‘stuhitë’ nuk do t’u ndodhin më askund serbëve”, ka përfunduar Dodik.

Për shkak të vendimit të Qeverisë së Kosovës për targat dhe dokumentet serbe, serbët lokalë në Kosovë më 31 korrik vendosën barrikada në rrugët që çojnë në Jarinjë dhe Bërnjak.

Qeveria tha se do të shtyjë zbatimin e vendimeve për lëshimin e dokumenteve për hyrje-dalje për shtetasit e Serbisë që hyjnë në Kosovë dhe atë për ndryshimin e targave serbe, kur të hiqen bllokadat./REL/

Mekuli Press është në prag të mbylljes. Kemi nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. Na ndihmo sot edhe me vetëm 1 Euro! - FOTO: No copyright infringement is intended.