Një biznesmen i pasur duket se ka mbetur pa asgjë nga marrveshja e divorcit të tij pasi mori në shtëpinë e tij në Miami një modele Playboy. 45 vjecari Richard Rothschild, ka pasur një marrdhënie 21-vjeçare me gruan Charmaine de Souza, pasi u martuan në 2005 dhe u ndanë në 2016. Çifti patën dy fëmijë dhe drejtonin një biznes të suksesshëm telefonie në Londër. Ata kishin një stil ekstravagant jetese teksa zoti Rothschild udhëtonte me Lamborghini e madje bleu një apartament $2 milion në Miami.

Kur u ndanë, biznesmeni vijoi të jetonte në shtëpinë në Miami me te dashuren e re, modelen e Playboy, Sherra Michelle megjithse ishte urdhëruar të largohej dhe kërcënuar me dë nim me bu rg gjatë çështjes ligjore me ish-gruan. Pas konfliktit të gjatë, gjykatësi Justice Cohen ndau pasurinë e tyre duke i dhënë zonjës de Souza, 46 vjeçe, biznesin e yre me vlerë mbi 2 milionë euro, plus para të tjera dhe prona me vlerë reth 1.2 milionë euro.

Zotit Rothschild iu dha apartamenti në Miami të cilin gjykata e vlerësoi në $3 milionë, por përfituesi u ankua se vlera e tij ishte shumë më e ulët dhe se nuk po merrte pjesën e drejtë të divorcit. Por biznesmeni mbeti thuajse pa asgjë pasi u detyrua të paguante dhe rreth 400 000 dollarë tarifat ligjore.

Ju pëlqen!

Rothschild njihej më parë si Richard Pierzchalo-Piasecki por ndryshoi emrin e tij në 2016. Ai raportohet se nuk është pjesë e familjes së pasur te financiereve cifute Rothschild. Avokati i tij Chamberlayne tha se gjykatësi “ishte verbuar” nga nevojat e klientit të tij pasi Rothschild e kishte prezantuar veten si “karakter jo-tërheqës, insensitiv, kontrollues”. Ai shtoi më tej se gjykatësi kishte sugjeruar se “burri ia bëri vetes”. Ai shtoi: “Gjykatësi simpatizonte me gruan dhe kjo e bëri të humbiste gjykimin mbi nevojat e dy palëve, duke i kaluar asetet vetëm njërës prej tyre”.

Ndoshta ju pëlqen!/MekuliPress/ Nëse keni shijuar këtë artikull, ndajeni atë me familjen dhe miqtë tuaj! MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike!