Në 2018-ën një cicërimë tjetër e Musk bëri që kompania e tij të gjobitej me 20 milionë dollarë.

Bosi i Tesla fshiu 14 miliardë dollarë nga vlera e prodhuesit të makinave që vetë e themeloi Tesla pasi publikoi një cicërimë ku thoshte se vlera e aksioneve të kompanisë ishte tepër e lartë.

Gjithashtu kjo cicërimë goditi 3 miliardë dollarë aksionet e Musk në Tesla. Në disa cicërima të tjera që publikoi Musk tha se e dashura e tij ishte irrituar ndaj tij.

Në 2018-ën një cicërimë tjetër e Musk bëri që kompania e tij të gjobitej me 20 milionë dollarë.

Ditën e Premte Wall Street Journal raportoi se i kishte kërkuar miliarderit një koment nëse ishte shaka apo e vërtetë ajo që kishte thënë por Musk i kishte qëndruar fjalës së tij.

Vlera e aksioneve të Tesla është rritur ndjeshëm këtë vit duke dërguar vlerën e kompanisë në afërsi të 100 miliardë dollarëve.

Musk shquhet për deklarat e tij bombastike. Në fillim të javës kritikoi kufizimet e koronavirusit me një cicërimë për 33.4 milionë ndjekësit e tij.

Më 1 Maj ai tha gjithashtu se do të shite të gjitha pronat e tij gjë që do ta linte pa shtëpi fare.