Sipërmarrësi i njohur amerikan Elon Musk ka deklaruar së fundmi se ai shpreson të përfundojë ndërtimin e një ngulimi – qyteti në Mars brenda vitit 2050. Sipas tij, planeti do të popullohet dhe furnizohet duke përdorur anijet e kompanisë së tij, ende në zhvillim, Starship, që janë projektuar për të dërguar njerëz në Mars dhe sjellë ata pas. Musk i bëri këto deklarime gjatë një prezantimi të tij në konferencën vjetore të Mars Society ku ka zbuluar edhe si do të bëhet vlerësimi i suksesit të këtij qyteti si dhe synimet e tij. Parashikimet e tij, por edhe premisat prej nga niset në këtë aventurë të re, e cila në fakt ka nga pas një shpresë të mbarë njerëzve, nuk janë shumë optimiste.

Testi vlerësues është nëse anijet nga Toka ndalojnë së ardhur për çdo arsye, a do të vdesë Marsi?

Pra a do të vazhdojë ky qytet të jetojë i shkëputur nga Toka?

Ju pëlqen!

Mund të duket një pyetje që ka të bëjë me fantazinë e një njeriu, por duhet patur parasysh se ky njeri po investon para dhe po ndërton infrastrukturë për të krijuar një mundësi që njeriu si specie t’i thotë lamtumirë shtëpisë së tij të vjetër, Tokës. Shkatërrimi është tanimë një përmasë e antropocenit dhe aim und të vijë për çfarëdo arësyeje: meteor, luftë bërthamore, fatkeqësi natyrore, apo diçka krejt e papritur.

“Nuk jetojmë në një vend të sigurtë. Do të krijojmë dot një qytet të vetëmjaftueshëm përpara apo pas Luftës së Tretë Botërore? Mendoj se mundësia që ai të krijohet pas…të shpresojmë se nuk do të ketë një LIIIB është e ulët”, ka thënë ai duke shtuar se njerëzimi duhet të nxitojë që ta përdorë dritaren që ka hapur teknologjia.

Më tepër sesa projektet e Musk, janë vlerësimet e tij për një luftë dhe shkatërrim ato që ndikojnë dhe nxisin idenë se asgjësimi është një mundësi objektive dhe e afërt madje. Kjo ndër të tjera, pse perceptimi për përshpejtimin e shkatërrimit bombardohet përditë në botën e hiperinformacionit.

©MekuliPress/ Ndaje artikullin me familjen dhe miqtë tuaj. MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike. FOTO: No copyright infringement is intended.