Miliarderi dhe filantropi i Microsoft Bill Gates beson se një ngjallje e nacionalizmit e la botën me pozitë të keqe për të përballuar pandeminë koronavirus.

Duke folur për The Times në një intervistë të botuar të premten, Gates u pyet nëse politikanët aktualë ishin të gatshëm për t’iu përgjigjur krizës.

Miliarderi e formuloi me kujdes përgjigjen e tij. “Ju shkoni në luftë me udhëheqësit që keni […] Në retrospektivë pastaj duhet gjykuar se sa mirë e gjitha shkoi,” tha ai.

Ju pëlqen!

“Unë mendoj se fakti që bota po shkon drejt nacionalizmit dhe vendet që kujdesen vetëm për veten e tyre, nuk është i dobishëm,” shtoi Gates.

Gates ishte i kujdesshëm për të mos veçuar vende të veçanta, por Mbretëria e Bashkuar, SHBA, India, Brazili dhe shumë vende të tjera kanë lëvizur drejt politikës nacionaliste në vitet e fundit. Dhe Mbretëria e Bashkuar, SHBA dhe Brazili fillimisht minimizuan ose vazhdojnë të minimizojnë nivelin e kërcënimit të koronavirusit.

Burimi: Business Insider

MekuliPress është në prag të mbylljes. MBËSHTETE SOT GAZETARINË E PAVARUR DHE ORIGJINALITETIN E MEKULIPRESS. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NA NDIHMO sot të paktën edhe me 1 Euro!