Milani do t’i vazhdojë përpjekjet për ta siguruar një vend që dërgon në Ligën e Evropës sezonin e ardhshëm, kur e pret Parmën në San Siro. Kuqezinjtë janë nikoqir të Parmës në San Siro, në një ndeshje të javës së 33-të që nis në orën 19:30, raporton Gazeta Express.Milani është në pozitën e shtatë në renditjen e Serie A, me katër pikë më pak se Roma (5) dhe dy më pak se  Napoli (6), dy pozita këto që dërgojnë në garën dytësore evropiane për klube.

Skuadra e Stefani Piolit është në një ecuri prej gjashtë ndeshjeve pa humbje, por lëshoi pikë në ndeshjen e fundit kur u ndal me një barazim 2:2 nga Napoli në një duel të drejtpërdrejt për Ligën e Evropës. Djelmoshat e Piolit kërkojnë që sonte ta rigjejnë rrugën e fitores ndaj një skuadre që i ka humbur katër nga pesë ndeshjet e fundit. Parma është në një ecuri tejet të dobët, por nuk i rrezikohet statusi në Serie A.

Formacionet zyrtare: Milan: G Donnarumma; Conti, Kjaer, Romagnoli, Theo Hernandez; Kessie, Biglia; Leao, Bonaventura, Calhanoglu; IbrahimovicParma: Sepe; Darmian, Iacoponi, Bruno Alves, Gagliolo; Grassi,  Brugman, Kurtic; Kulusevski, Cornelius, Gervinho

Ndoshta ju pëlqen!/MekuliPress/ Nëse keni shijuar këtë artikull, ndajeni atë me familjen dhe miqtë tuaj! MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike!