Zvonimir Boban është larguar nga Milan tashmë, por mund të kishte lënë një shenjë të fortë tek kuqezinjtë, njësoj si kur luante në fushë. Marca zbulon sot se Luka Modric, ish-Topi i Artë ka qenë një hap larg veshjes së fanellës së Milan. Në verën e kaluar, drejtuesi kuqezi insistoi shumë për të sjellë në San Siro bashkëkombasin e tij, por në muajt e fundit ishte fare pranë akordit, përpara thyerjes së mardhënieve me Elliott për Rangnick e projektin teknik.

Një tratativë praktikisht e kryer, por që tashmë është shuar, sepse Boban është larguar nga Milan. E nuk do të mjaftojë prezenca e Maldini e Massara, që e kishin mbështetur operacionin, për ta marrë në Milano. Fati i Modric tashmë duket i ndarë mes Madrid e Miami, ku mund të bëhet ylli i shndritshëm i skuadrës së Beckham.

MekuliPress është në prag të mbylljes. MBËSHTETE SOT GAZETARINË E PAVARUR DHE ORIGJINALITETIN E MEKULIPRESS. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NA NDIHMO sot të paktën edhe me 1 Euro!