Jeta e sulmuesit portugez të Eintracht Frankfurt, në huazim nga Milan, ka ndryshuar me rifillimin e kampionatit gjerman pas ndalesës së detyruar për shkak të Covid-19, duke rigjetur vazhdimësinë me përfaqësime të kohës së Portos. Tre gola në katër ndeshjet e fundit në Bundesliga, pasi kishte shënuar vetëm 4 në 15 ndeshjet e e mëparshme. Një André Silva i rigjetur, të cilin po e sheh me shumë interes edhe Milan, në kohën kur opsioni për blerjen në favor të klubit gjerman është fiksuar në 25 milionë euro.

Përpara ndalimit të futbollit, përfaqësimet e Rebic me fanellën kuqezi, ardhja e Ibrahimovic e performancat zhgënjyese të André Silva me Eintracht, dukej se po komplikonin tratativën dy vjecare mes dy skuadrave. Me rifillimin e Bundesligës skuadra e Frankfurt ka gjetur cuditërisht një lojtar të ri, vendimtar në zonën gol ashtu si kurrë më parë, duke realizuar në tre nga katër ndeshjet e luajtura me përjashtim të asaj kundër Bayern Mynih të Manuel Neuer. Portugezi ka shënuar kundër Gladbach, ishte vendimtar në barazimin kundër Freiburg e në fitoren kundër Wolfsburg.

André Silva me Eintracht po luan si qendërsulmues i vetëm me dy fantazistë pas shpine, duke u ndjerë komod në këtë mënyrë edhe me karakteristikat e kampionatit gjerman e ndryshimet e vendosura në mënyrën e lojës nga pandemia. Portugezi është në huazim dy vjecar me opsionin e blerjes të fiksuar në 25 milionë euro. Shifra që mund tia vlejë nëse sulmuesi ruan këtë mesatare-gol, duke lënë të kënaqur edhe vetë Milan, që gjen kështu një thesar të pa shpresuar.

Ndoshta ju pëlqen!/MekuliPress/ Nëse keni shijuar këtë artikull, ndajeni atë me familjen dhe miqtë tuaj! MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike!