Botuesi i gazetës “Bota sot”, Xhevdet Mazrekaj, përmes një shkrimi të tij në “Facebook” ka zbuluar disa detaje të padëgjuara më parë lidhur me gazetarin Milaim Zeka.

Mazrekaj në një shkrim të gjatë fillimisht ka treguar se ajo se çka e nxiti të reagojë ishte se një ditë më parë, gazeta “Bota sot” vendosi ta trajtojë si temë çështjen e “Znaçkës”, së Milaim Zekës, të cilën e ri-aktualizoji avokati Tomë Gashi, dhe se termi apo nofka “Znaçkë” nuk është e rastësishme, pasi që sipas Mazrekajt, kryetari i PDK-së ia kishte përmendur “Znaçkën” Milaimit për t`i treguar se di diçka për të.

Themeluesi i gazetës “Bota sot”, ka treguar gjithashtu se Zeka ishte pjesë e gazetës, derisa e kishin zbuluar lidhjen e tij me Serbinë.

Ju pëlqen!

“Në ditët e para të fillimit të punës së gazetës “Bota sot”, me ndërmjetësimin e ish drejtorit të RTK-së, A.M. e patëm marrë në punë, si korrespodent, Milaim Zekën. Milaimi na pati premtuar se do të na sillte materiale për publikim, të cilat lidheshin me masakrat e kriminelit serb, Arkanit. Për çudi, ato materiale nuk i pamë asnjëherë. Por, ajo që pamë ishte edhe më e rëndë. Milaimi vizitonte shpesh Kompaninë Ajrore të Jugosllavisë apo JAT-in, që shfrytëzohej si Ambasadë e Serbisë në Suedi”, rrëfen Mazrekaj, në shkrimin e tij.

Mes të tjerave, Mazrekaj ka edhe një pyetje publike për Zekën, se a janë ende gjallë ata dy vrasësit, me të cilët erdhi dhe e vizitoi në zyrën e tij, në Zvicër.

Ja shkrimi i plotë i Mazrekajt:

Milaim Zekën e mbajtëm në punë derisa e zbuluam se ishte bashkëpunëtor i Serbisë

Nuk e thonë kot, “mbrojtja më e mirë është sulmi”. Nuk do të kisha rënë në nivelin e ultë të Milaim Zekës, pasi është personi i fundit në planet me të cilin do të merresha, se thjeshtë nuk ia vlen.

Por, ajo që më nxiti ta shkruaj këtë tekst, është fakti se një ditë më parë, gazeta “Bota sot” vendosi ta trajtojë si temë çështjen e “Znaçkës”, së Milaim Zekës, të cilën e ri-aktualizoji avokati Tomë Gashi. Termi apo nofka “Znaçkë” nuk është e rastësishme. Kadri Veseli ia kishte përmendur “Znaçkën” Milaimit për t`i treguar se di diçka për të.

Por, çfarë di unë për Milaim Zekën?

Në ditët e para të fillimit të punës së gazetës “Bota sot”, me ndërmjetësimin e ish drejtorit të RTK-së, A.M. e patëm marrë në punë, si korrespodent, Milaim Zekën.

Milaimi na pati premtuar se do të na sillte materiale për publikim, të cilat lidheshin me masakrat e kriminelit serb, Arkanit. Për çudi, ato materiale nuk i pamë asnjëherë.

Por, ajo që pamë ishte edhe më e rëndë. Milaimi vizitonte shpesh Kompaninë Ajrore të Jugosllavisë apo JAT-in, që shfrytëzohej si Ambasadë e Serbisë në Suedi.

Pra, JAT-in e Millosheviçit! Zbuluam se aty punonte gruaja e atëhershme e tij. Na dukej e pakuptimtë se si një azilant politik, që ishte i përndjekur nga Serbia e nga Millosheviçi, ta kishte të punësuar gruan, pikërisht në JAT-in e Serbisë.

Në kohën kur Millosheviçi vriste shqiptarë, gruaja e Milaim Zekës ka punuar një JAT-in e tij.

Milaim Zeka, ndonëse njihej si një shqiptar i përndjekur politik nga Serbia, vizitonte pa frikë Ambasadën Jugosllave në Suedi.

Në kushte normale, një të përndjekur politik, Serbia do ta fuste në burg.

Me të zbuluar bashkëpunimin e ngushtë të Milaim Zekës me Serbi, T.D. ish drejtori i “Botës sot”, zhvilloi një debat të ashpër me A.M. i cili kishte ndërmjetësuar për punësimin e tij.

Pasi u përjashtua, Milaimi nuk i ktheu kurrë mjetet që ia kishte siguruar “Bota sot”, për të kryer punën e korrespodentit në Suedi.

Milaimi njihet si person që i ka shitur me para kasetat dhe dëshmitë e luftës në Kosovë. Kushedi çka ka mundur t`i shes Serbisë!

Ky është Milaim Zeka, gazetari “patriot” që përmes shpifjeve mundohet ta njollosë këdo që ia përplasë fytyrës të vërtetën, që i dhemb kaq shumë.

Për fund, e kam edhe një pyetje për Milaimin: A janë ende gjallë ata dy vrasësit, me të cilët erdhe dhe më vizitove në zyrën time, në Zvicër?

Milaim, tregoju njerëzve se çfarë porosie më sollën këta dy vrasës.

Nga kush ishin porositur?

Unë e di Milaim, por po ta lë ty që ta thuash!

Ndoshta ju pëlqen!/MekuliPress/ Nëse keni shijuar këtë artikull, ndajeni atë me familjen dhe miqtë tuaj! MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike!