– Deputeti i Kuvendit, Milaim Zeka, ka kritikuar ashpër Lëvizjen Vetëvendosje, pse nuk e përmendi Lidhjen Demokratike, si bashkëfajtore për gjendjen në Telekomin e Kosovës.

Ai ka përmendur emrat e atyre që sipas tij janë fajtorë për ‘krimin që është bërë ndër vite brenda Telekomit”.

“Glauku e harroi me e përmend kryetarin e LDK-së. Me e ba këtë gjë para qytetarëve është sikur me thanë se kena pa Arushën në Prizrenit. Krimin më të madh në Telekom e kanë ba LDK-ja dhe PDK-ja. Krimi është nisë prej LDK-së, prej Adnan Merovcit, Shyqiri Haxha dhe për me e varros Telekom-in e ka bërë kryekrimineli Agron Mustafa”, ka thënë Zeka.

“A e dini more ju, se PTK, nën nëntorin e vitit 2005, i ka dhënë kredi IPKO-s, me u zhvillu konkurrenti i vetë. A e din kush ka qenë në krye të kësaj, Akani, ai picimuli që është shok me Hashim Thacin dhe që u bë ambasador në SHBA”, ka thënë ndër të tjera Zeka. /MekuliPress.com/ 
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress

*** VINI RE! Gazetaria jonë mbetet e pandikuar nga politikanët e nga milionerët e korruptuar. Askush nuk e kontrollon gazetën dhe kritikën tonë. Ndihmoje MekuliPress - Mbështete median e pavarur kombëtare.
Loading...
[wpedon id=16879]