Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka deklaruar se serbët e Kosovës nuk do të kthehen në institucionet e Kosovës derisa të formohet Asociacioni i komunave me shumicë serbe, që ishte sipas Vuçiqit kushti i tyre i dytë, përveç të parit që të mos ketë ndëshkime të shoferëve të veturave që bartin targat KM.

Ai tentoi të arsyetohet duke thënë se ri-regjistrimi i targave KM po rrjedh krejt normal, dhe se për këtë nuk ka kurrfarë problemi.

Duke folur për propozimin e BE-së për marrëveshjen përfundimtare, ai theksoi se Serbia “ka vijat e saj të kuqe”.

Ju pëlqen!

“Ne themi se nuk e duam Kosovën në Kombet e Bashkuara, atëherë çfarë – a do të na bombardoni, të na kërcënoni me sanksione, çfarë”, tha Vuçiq në konferencën e përbashkët me kreun e liderëve serbë të Bosnjës, Millorad Dodik.

Ai gjithashtu tha se “nuk është problem” që menjëherë të ndërpriten bisedimet, por se sipas tij “atëherë si mendojnë tjerët se do të zgjidhen problemet”.

I pyetur nëse do të ketë zgjedhje në veri të Mitrovicës, që janë planifikuar të mbahen më 18 dhjetor, presidenti serb theksoi se serbët e Kosovës kanë thënë se kushti i tyre është formimi i Asociacionit.

“Edhe po të donin të gjithë, që gjë nuk e duan, nuk mund të bindi serbët në Kosovë për diçka të tillë”, shtoi Vuçiq.

Gjithashtu pranoi se para “tyre nuk është një periudhë e lehtë”, por se beson se do të arrijnë ta ruajnë paqen dhe stabilitetin.

Sa i përket targave KM në Kosovë, Vuçiq u shpreh i bindur se “ato do të mbesin dhe të mbijetojnë” dhe se ri-regjistrimi i tyre po rrjedh krejt normal, pasi nuk ekziston asnjë obligim sa i përket kësaj çështje”.

MekuliPress është në prag të mbylljes. MBËSHTETE SOT GAZETARINË E PAVARUR DHE ORIGJINALITETIN E MEKULIPRESS. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NA NDIHMO sot të paktën me 1 Euro!