Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka shfuqizuar sot vendimin e ish kryeministrit Haradinaj për rritjen e pagave, duke i ulur pagën vetes dhe ministrave por jo edhe gjyqtarëve.

Pas kësaj ka reaguar Ehat Miftaraj nga IKD, i cili ka thënë se kërkesa e IKD-së po zbatohet me dy vite vonesë.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ai ka thënë se më mirë vonë se kurrë  dhe është vendim i mençur që nuk preken pagat e gjykatësve dhe prokurorëve.

Ju pëlqen!

Postimi i tij i plotë në Facebook:

Kerkesa e IKD-se e muajit dhjetor 2017, me dy vite vonese zbatohet ne praktike.

Me mire vone se kurre.

Pagat e gjykatesve dhe prokuroreve, nuk preken. Vendim i menqur dhe qe siguron pavaresine e sistemit gjyqesor dhe prokurorial.

Sesi eshte arsyetuar ne vendim kjo ceshtje, jam shume i etur per ta lexuar. Logjika juridike nuk e mundeson nje gje te tille.

Lexo po ashtu:  Normale kjo/ Kurti: Unë nuk ndryshoj kur e takoj një ndërkombëtar, nuk jam emisar i tyre por përfaqësues i popullit
MekuliPress është në prag të mbylljes. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NDIHMO sot median e pavarur dhe origjinalitetin e MekuliPress. Dhuro SOT, të paktën, edhe 1 Euro! Faleminderit!