Gradualisht ka përmirësuar ndërfaqen dhe tani kompania është gati për një pamje të re të Office në desktop dhe mobile.

Microsoft Office është padyshim një prej suitave të softuerit më të përdorura në planet. Është mbajtur i përditësuar përmes disa versioneve të Windows çdo 2 vite e madje ka parë shumë ndryshime edhe në Android.

Gradualisht ka përmirësuar ndërfaqen dhe tani kompania është gati për një pamje të re të Office në desktop dhe mobile.

Dizajni aktual që kompania përdor quhet Fluent Design dhe është aplikuar në disa produkte të Microsoft vitet e fundit. Fluent Design në Office përfshin ikona të reja, dark mode dhe një pamje sa më të thjeshtë dhe minimale.

Gradualisht ka përmirësuar ndërfaqen dhe tani kompania është gati për një pamje të re të Office në desktop dhe mobile.

Tashmë toolbar-et mund të zhvendosen në çdo hapësirë që përdoruesit dëshirojnë duke zëvendësuar atë klasikun “ribbon”. Ky i fundit ka qenë prezent në Office që prej 2007 dhe do të jetë një ndryshim i madh. Një funksion i ri kërkimi do të funksionojë me të gjithë suitën e aplikacioneve Office dhe do të jetë konsistent në desktop dhe mobile.

Microsoft nuk tregoi se kur do të vinë këto ndryshime.