Që Microsoft të aplikojë këto reklama duhet që lojërat ta suportojnë dhe lëvizja e radhës do të jetë inkurajimi i zhvilluesve për të përfshirë reklama në lojërat e tyre.Microsoft do të vendosë reklama në lojërat Xbox

Sa i përket reklamimit tek video lojërat, çdo gjë ka qenë e sigurte. Përdoruesit mund të luanin një lojë nga fillimi në fund pa parë asnjë reklamë. Megjithatë mund të ndryshojë shumë shpejtë ndërsa Microsoft po mendon vendosjen e reklamave në lojërat Xbox.

Gjiganti i teknologjisë është shumë i interesuar për të vendosur reklama në video lojëra ndërsa aktualisht Microsoft është vënë pas kompanive të reklamimit që mund ta ndihmojnë me planet.

Ju pëlqen!

Nëse keni luajtur lojëra mobile, koncepti i reklamave në lojëra duhet të jetë shumë i njohur për ju. Por Microsoft nuk dëshiron të largojë lojtarët duke ju treguar reklama por ti vendosë ato brenda lojës.

Që Microsoft të aplikojë këto reklama duhet që lojërat ta suportojnë dhe lëvizja e radhës do të jetë inkurajimi i zhvilluesve për të përfshirë reklama në lojërat e tyre.

Natyrisht reklamat në Xbox nuk janë diçka e re sepse kompanitë mund të shfaqnin reklama në panelin e Xbox. Reklamat që Microsoft synon të vendosë do të shkojnë për lojërat falas për tu luajtur.

Vetë Microsoft ende nuk ka konfirmuar planet të cilat mbeten vetëm raportime.

Mekuli Press është në prag të mbylljes. Kemi nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. Na ndihmo sot edhe me vetëm 1 Euro! - FOTO: No copyright infringement is intended.