Nuk ka informacione se për çfarë lojërash bëhet fjalë edhe pse zhvillimet e fundit na shtyjnë të mendojmë për një titull të ri Forza si dhe titulli Assassin’s Creed: Valhalla.

Microsoft ka planifikuar të demonstrojë disa video lojëra të Xbox Series X muajin e ardhshëm.

Zhvilluesi i softuerit do të mbajë një aktivitet special për Xbox më 7 Maj me në fokus lojërat për Xbox Series X. Evenimenti i Microsoft do të përfshijë disa demo të video lojërave.

Nuk ka informacione se për çfarë lojërash bëhet fjalë edhe pse zhvillimet e fundit na shtyjnë të mendojmë për një titull të ri Forza si dhe titulli Assassin’s Creed: Valhalla.

Microsoft është një hap përpara kur bëhet fjalë për të ngjallur kuriozitetin e adhuruesve të video lojërave. Këta të fundit kanë çdo informacion që u nevojitet rreth Xbox Series X, çfarë sistemi ka dhe sesi do të ngjajë.

Madje edhe disa aksesorë nga palë të treta janë zbuluar. Sony nga ana tjetër ka zbuluar detajet e PlayStation 5, kontrollerin dhe logo por fansat nuk e dinë se çfarë pamje do të ketë apo sa mirë do ti luajë lojërat. Për këtë të fundit duhej të tregonte konferenca E3 në Qershor e cila është anuluar.