Michelle nisi podcast-in e saj këtë javë dhe i ftuari i parë nuk mund të ishte askush tjetër, përveç ish-presidentit, Barack Obama.

Edhe më parë ata kanë folur për fillimin e marrëdhënies së tyre, nga i cili është frymëzuar dhe filmi “Southside with you”, por për prezantimin e “Michelle Obama Podcast”, ata diskutuan se çfarë i bëri të dashurohen me njëri-tjetrin.

Sikurse Michelle shpjegon, ishte sensi i empatisë për komunitetin, që e bëri avokaten e re të marrosej pas tij:“Një nga arsyet që u dashurova me ty është sepse ti udhëhiqesh nga parimi se ne jemi përgjegjës të vëllezërve dhe motrave tona. Dhe unë kështu u rrita. Mund të them se familja, lagjja ime, nocionet e komunitetit ku u rrita, formuan pikëpamjet dhe zgjedhjet që unë bëra në jetë dhe ndjeja se e njëjta gjë kishte ndodhur dhe me ty.” Barack, i cili njihet për batuat e tij, vazhdon: “Nuk qenka vetëm pamja ime e jashtme. Në rregull, s’ka problem.”

Ju pëlqen!

Këto “ngacmime” ishin të panumërta në videon 49-minutëshe. Kur ish-Zonja e Parë thotë se ata kanë qenë “duke kaluar shumë kohë së bashku në karantinë”, bashkëshorti i saj përgjigjet: “Nuk dukesh shumë e lumtur për këtë fakt.” Autorja e “Becoming”, shton se ka qenë koha që kanë shpenzuar bashkë, që iu ka dhënë mundësinë për të folur për vizionin e tyre të përbashkët rreth së ardhmes.

Ndoshta ju pëlqen!/MekuliPress/ Nëse keni shijuar këtë artikull, ndajeni atë me familjen dhe miqtë tuaj! MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike!