“Presidenti i çmendur”

Ish Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara, Michelle Obama, ka dalë sot në publik me sulmin e saj më personal të bërë ndonjëherë dhe ky sulm ishte drejtuar kundër Presidentit të SHBA-ve, Donald Trump, shkruan e pavarura MekuliPress.com

Obama është një nga figurat më të njohura në qarqet demokratike dhe një nga folëset më të efektshme të partisë Demokratike. Ajo në ketë fjalim doli me përballjen, ndoshta, më të fuqishme, kundër Trump, të bërë ndonjëherë. Ajo gjithashtu iu rikthye fjalëve të saj nga fjalimi që mbajti gjatë takimit kombëtar në 2016-ën.

“Më lejoni të jem sa më e sinqertë dhe e qartë sa të mundem. Donald Trump është presidenti i çmendur i vendit tonë. Ai ka pasur më shumë se kohë të mjaftueshme për të provuar se mund ta bëjë punën, por padyshim se ai gjindet në telashe të mëdha. Ai nuk mund të përballet me momentin. Ai thjesht nuk mund të jetë ai që ne kemi nevojë që ai të jetë. Kështu është”, thotë ish-zonja e parë në një referencë ndaj përgjigjes së Trump kur u pyet për nivelin e lartë të vdekjes nga korona në Shtetet e Bashkuara.

“Unë jam ajo një nga një pjesë e vogël e njerëzve që jetojnë tani dhe që kanë parë se çfarë do të thotë të jesh president, dhe më lejoni t’ju them: puna është e vështirë, kërkon gjykim të qartë, mjeshtëri të temave komplekse, një busull morale dhe një aftësi për të dëgjuar”, tha ai.

Obama vazhdoi të sulmojë Trump, që ajo beson se ai është mungesa e empatisë në Shtëpinë e Bardhë.

“Sa herë që shikojmë në Shtëpinë e Bardhë për udhëheqje ose rehati, ne kemi kaos, ndarje dhe një mungesë totale të empatisë,” tha Obama.

“Nëse mendoni se situata nuk mund të përkeqësohet, më besoni, mund të përkeqësohet dhe do të përkeqësohet nëse ne nuk bëjmë një ndryshim tani. Nëse do të kemi ndonjë shpresë për t’i dhënë fund kaosit, duhet të votojmë për Joe Biden sikur jeta jonë të varej prej tij,” tha Obama në fjalimin e saj të sotëm.

Ish Zonja e Parë amerikane nënvizoj se e njeh mirë nënkryetarin Joe Biden pas tetë vjetësh bashkëpunimi me të në Shtëpinë e Bardhë.

– E njoh Xhoi. Ai e di se çfarë duhet për të shpëtuar një ekonomi, për të luftuar një pandemi dhe për të udhëhequr vendin tonë. Dhe ai dëgjon. Ai dëshiron të tregojë të vërtetën, tha mes tjerash, ish zonja e parë e SHBA-ve, Michael Obama/ Përktheu MekuliPress.com/