Presidenti Ilir Meta ka hedhur një hap drejt ndërhyrjes në konfliktin e brendëshëm të PD-së duke u rreshtuar kundër Lulzim Bashës dhe duke e provoakuar atë me shpalljen e zgjedhjeve për 6 bashkitë që kanë mbetur pa kryetar. Nëse pasi Gjykata Kushtetuese rrefuzoi të jepte një vendim pro presidentit apo shumicës socialiste, për zgjedhjet e 30 qershorit Meta deklaroi se ky akt nuk e obligonte të dekretonte zgjedhje, ai me sa duket ka ndryshuar qëndrim. Në konferencën e sotme për mediat, Kreu i shtetit tha se i ka dërguar një letër Komisionerit Zgjedhor për të marrë informacion mbi bashkitë që nuk kanë kryetar në mënyrë që të vijohet më pas me procedurat që ndjekin për zgjedhjen e krerëve të tyre.

Në këtë mënyrë, Meta është duke shkuar drejt shpalljes së datës së zgjedhjeve të pjesshme lokale. Më herët, ai kishte deklaruar se vetë kryedemokrati Lulzim Basha i kishte kërkuar shtyrjen e datës së zgjedhjeve lokale për shkak të zhvillimeve të brendshme në PD.

Kjo piruetë e beftë e metës duket se ndikohet nga situata e brendëshme në PD. Në një kohë që Basha e kë përçarë partinë dhe ka humbur një shumicë të elektoratit si pasojë e konfliktit me Berishën, ndërkohë që koalicioni opozitar është shkatërruar, zhvillimi i zgjedhjeve në bastione si Shkodra apo në qytete ku PD ka pas qenë e fortë si Durrësi apo kamza mund të shkaktonte një disfatë të re dhe të parikuperueshme për Bashën.

Ju pëlqen!

Meta tha gjatë konferencës se ai nuk ka nevojë të konsultohet me askënd pasi këto janë zgjedhje lokale dhe jo të përgjithshme.

“Zgjedhjet duhej të ishin bërë më herët, jemi shumë vonë”, tha Meta.

“Kemi filluar procedurat për t’i dhënë zgjidhje një çështjeje që Gjykata Kushtetuese nuk e ka zgjidhur. Kemi një sitautë absurde që disa bashki në vend drejtohen pa kryetarë, duke cënuar shërbimin e qytetarëve, por edhe duke rritur abuzimin. Kjo nuk mund të vazhdojë pafundësisht edhe se kjo mund t’i interesohej disa faktorëve, por jo qytertarëve. Presidenti s’ka çfarë të presë më, sepse priti mjaftueshëm Gjykatën Kushtetuese” ka ndryshuar qëndrim presidenti.

Sot, 5 bashki, Durrësi, Shkodra, Vora, Rogozhina, Dibra nuk udhëhiqen më prej kryetarëve të përzgjedhur në garën e vitit 2019, sepse ata ose kanë dhënë dorëheqjen ose kanë ndërruar jetë, ose janë djegur nga dekriminalizimi.

©MekuliPress/ Dhuro sot vetëm 1 euro dhe shpëtoje MekuliPress. Ndihmo gazetarinë e pavarur nga partitë politike dhe oligarkët. FOTO: No copyright infringement is intended.