Presidenti i Republikës Ilir Meta ka zgjedhur Teatrin Kombëtar për të uruar 100-vjetorin e Tiranës kryeqytet.

Përmes një postimi në Facebook, kreu I shtetit nuk kursen elozhet për Teatrin, objektivi I rradhës I qeverisë për tu shembur, teksa e quan pasuri kulturore të pazëvendësushme të jetës shpirtërore të Tiranës.

Postimi i plotë i presidentit Meta:

Ju pëlqen!

Nga ambientet e Teatrit tonë Kombëtar, kësaj pasurie kulturore të pazëvendësueshme të jetës shpirtërore të kryeqytetit dhe mbarë kombit tonë, pata sot kënaqësinë dhe nderin t’ju uroj qytetarëve të Tiranës dhe mbarë shqiptarëve:

GËZUAR 100-VJETORIN E SHPALLJES SË TIRANËS, KRYEQYTET I SHQIPTARISË!

Në këtë përvjetor të shënuar, nga buqeta e spikatur e bijve dhe bijave të shquara të Tiranës, atdhetarëve dhe intelektualëve të saj të pashoq, vendosa të vlerësoj kryetarin e parë të Bashkisë, Ismail Ndroqin, rilindasin e shquar Said Sermedin Toptani, humanisten e njohur Hatixhe Skënderi, këngëtaren simbol të këngës tiranase Hafsa Zyberi, atdhetarin dhe mësuesin e shquar Ethem Tabaku, si dhe studiuesin e historianin e njohur, Gazmend Bakiu.

Tirana është modeli që udhëheq shqiptarët drejt demokracisë, shoqërive perëndimore dhe aleancës euroatlantike.

Lexo po ashtu:  Befasohen shkencëtarët, liqeni në Himalaja i mbushur me kocka njerëzore mijëvjeçare

MekuliPress është në prag të mbylljes. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NDIHMO sot median e pavarur dhe origjinalitetin e MekuliPress. Dhuro SOT, të paktën, edhe 1 Euro! Faleminderit!