Aurora Ajdini jeton prej vitesh në Ilinois të SHBA-së, ku punon si mësues matematike.

Së fundmi ajo është nominuar për çmimin “Master Teacher Award” nga Shoqata e mësuesve të matematikës në Çikago. Lajmi bëhet i ditur nga shoqata shqiptaro-amerikane e Grave në Çikago.

Aurora është mësuese matematike në shkollën e mesme katolike “Leo”. /Diaspora shqiptare/

©MekuliPress/ Ndaje artikullin me familjen dhe miqtë tuaj. MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike. FOTO: No copyright infringement is intended.