Dani Alves nuk ka nevojë për prezantim. Mbrojtësi i djathtë i përfaqësueseses braziliane, lojtari që ka fituar trofe në të gjithë klubet me të cilët ka luajtur, arriti në 40 tituj në karrierë: i pari futbollist në histori që e arrin…

Sa trofe ka fituar Dani Alves? Numri ngjitet teorikisht në 43, duke llogaritur edhe dy Kupat e Veri Lindjes fituar me Bahian e Botërorin e Under 20, por numërimi i trofeve të fituar me “të rriturit”, shkon vetëm sot në shifrën e bukur të 40 sukseseve (me fanellat e Sevilla, Barcellona, Juventus, PSG e natyrisht Brazilin), i pari lojtar i historisë së futbollit që e arrin: 9 kampionate (6 spanjollë, një italian e dy francezë), 8 Kupa kombëtare (5 në Spanjë, 1 në Itali, e dy në Francë, duke konsideruar edhe Kupën e Ligës), 7 Superkupa kombëtare (5 në Spanjë, 2 në Francë), 2 Kupa Uefa (me Sevilla), 3 Champions (me Barcellona), 4 Superkupa Europiane (1 me Sevilla, 3 me Barcellona), 3 Botërorë për klube (me Barcellona), 2 Kupa Amerike e 2 Confederations Cup.

*** VINI RE! Gazetaria jonë mbetet e pandikuar nga politikanët e nga milionerët e korruptuar. Askush nuk e kontrollon gazetën dhe kritikën tonë. Ndihmoje MekuliPress - Mbështete median e pavarur kombëtare.
Loading...
[wpedon id=16879]