Në mëngjes, veprimi i parë që duhet të bëjmë sapo të zgjohemi është të pimë një gotë ujë të ngrohtë esëll. Uji jo vetëm që është përbërësi kryesor i organizmit të njeriut, por merr pjesë dhe në të gjitha proceset jetike të metabolizmit.
Më poshtë do të lexoni 5 arsyet përse duhet të pini ujë të ngrohtë me stomakun bosh:
Pastron organet
Uji nxit shpërbërjen e ushqimit në stomak , përmirëson traktin digjestiv dhe pastron organet nga toksinat.

Nxit Metabolizmin
Pirja e një gote ujë në mëngjes përshpejton proceset metabolike.
lehtëson dhimbjet
Shumë gra e konsiderojnë pirjen e ujit të ngrohtë me stomakun bosh, si një zgjidhje për dhimbjet menstruale.

Relakson muskujt e barkut dhe qetëson dhimbjet. Krahas dhimbjeve menstruale, uji i ngrohtë trajton të gjitha llojet e dhimbjeve sepse përmirëson qarkullimin kapilar .

Ju ndihmon të humbni peshë
Me rritjen e temperaturës së trupit, ju jeni duke bërë që organizmi juaj të përshpejtohet dhe djeg yndyrnat e akumuluara më shpejtë.

Përmirëson qarkullimin e gjakut
Përmirësimi i qarkullimit vjen si rezultat i pastrimit të trupit nga toksinat. Mënyra më e mirë për ta bërë këtë është duke pirë një gotë me ujë të nxehtë në mëngjes.

Ngadalëson procesin e plakjes
Makthi i të gjitha grave është plakja e parakohshme. Në qoftë se ju pini një gotë me ujë të ngrohtë çdo mëngjes, ju mund ta parandaloni këtë. Uji ndihmon për të rritur elasticitetin e lëkurës. /MekuliPress.com/ 
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress