Në një intervistë interesante për emisionin “Mos i fol Shoferit” ka qenë e ftuar deputetja Mesila Doda ku është trajtuar “Mesila si malësore”.

Autorja e programit, Rudina Dembacaj duke marrë parasysh debatin e saj me Baton Haxhiun në studion e “Opinion” e ka pyetur: “Një kuksiane si Mesila Doda , a do e ftonte në një valle kuksi Baton Haxhiun?”

Dhe përgjigja e Mesila Dodës ishte: “Ku e di vallen e kuksit ai , ai të mësojë ndonjë valle andej, si quhen ato vallet andej, nga Beogradi ato po mund ti di.”

Ju pëlqen!

Siç duket, pas atij debati Mesila Dodës nuk i paska kaluar akoma inati atij debati nga Batoni. Madje ajo e ironizon duke thënë që të mësojë ndonjë valle nga Beogradi.

MekuliPress është në prag të mbylljes. MBËSHTETE SOT GAZETARINË E PAVARUR DHE ORIGJINALITETIN E MEKULIPRESS. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NA NDIHMO sot të paktën edhe me 1 Euro!