Barcelona favorite për shkak të formës së Real Madridit? Ronald Koeman ka qenë shumë i qartë para përballjes me ekipin e Zinedine Zidane. Ani pse Reali po vuan ndeshjet e fundit dhe janë jashtë formës së dikurshme, Koeman, në konferencë për media para takimit ka thënë se El Clasico është El Clasico, s’kanë rëndësi rezultatet e djeshme.

“El Clásico nuk varet nga rezultatet e ndeshjes së fundit, as për ne e as për Madridin”, u shpreh Koeman. “Mënyra më e mirë për ta përjetuar nëj El Clasico është të jesh në fushë, nëse nuk je në fushë, atëherë të jesh trajner”. “Presion para ndeshjes? Jam mësuar me këtë dhe fle i qetë gjithmonë”. Alba? Duhet të presim nëse ka diçka në stërvitjen e sotme, nëse jo, atëherë ka shumë mundësi të luajë nesër”.

Lexo po ashtu:  Dita e fundit e Arda Turanit si lojtar i Barcelonës
----->>>> MekuliPress është në prag të mbylljes. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NDIHMO sot median e pavarur dhe origjinalitetin e MekuliPress. Dhuro SOT, të paktën, edhe 1 Euro! Faleminderit!