Profesori dhe ligjëruesi në Universitetin e Parisit Nezir Kraki, ka kritikuar Lidhjen Demokratike të Kosovës.

Ai ka thënë se kjo parti ka zhdukur Vjosa Osmanin, e cila kishte marrë 200 mijë vota në zgjedhjet e tetorit, duke e zëvendësuar me Agim Veliun dhe Avdullah Hotin.

Sipas tij, LDK meriton Nobel për akrobaci.

Ju pëlqen!

Postimi i Krakit në Facebook, pa ndërhyrje:

LDK zeza, i mjeri unë për ty

Merreni me mend, në sytë e 200 mijë votuesve të saj LDK ka arritë me e zhduk Vjosa Osmanin nga arena dhe e ka zevendësu një herë me Agim Veliun e tash me Avdullah Hotin.

Duhet vërtetë gjimnastikë e madhe të kalohet nga :

1) Beso në Vjosa Osmanin për luftimin e korrupsionit dhe PAN-it.
në…
2) Tradheto Vjosa Osmanin dhe votuesit për forcimin e korrupsionit dhe PAN-it.

Ju garantoj që as « Le Cirque du Soleil » e as David Coperfield nuk e kishin arritë kete akrobaci.

Është njesoj sikur Barcelona të zevedesohet me KF Llapi dhe t’i shenojë gola vetit përpara 200 mijë tifozeve që presin fitore.

LDK meriton Nobel për akrobaci.

MekuliPress është në prag të mbylljes. MBËSHTETE SOT GAZETARINË E PAVARUR DHE ORIGJINALITETIN E MEKULIPRESS. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NA NDIHMO sot të paktën edhe me 1 Euro!