Nga Stambolli në Moskë dhe Kiev, mosmarrëveshjet për dhënien e autoqefalisë Kishës së Ukrainës nga Patriarkana Ekumenike shtrihen në “zemrën” e Afrikës duke marrë dimensione gjeopolitike me Kremlin të përfshirë në mënyrë të drejtëpërdrejtë.

Pala ruse po përpiqet të parandalojë njohjen e Kishës së sapokrijuar e Ukrainës nga Kishat e tjera Ortodokse në mënyrë që të izolojë Patriarkun Ekumenik. Bartholomeë, paritetin e të cilit e vë në diskutim.

Deri më tani, Rusia duket se po e bën këtë, pasi asnjë prej kishave ortodokse nuk e ka njohur autoqefalinë e dhënë për ukrainasit. E gjithë vëmendja është e  përqendruar në Kishën e Greqisë, dhe Patrikanën e Aleksandrisë dhe gjithë Afrikës, të cilat pritet të diskutojnë çështjen ukrainase.

Vendimet e këtyre dy sidodeve vlerësohen nga qarqet kishtare se do të kenë një ndikim të rëndësishëm në vazhdimin e luftës për çështjen e Ukrainës. Patriarkana e Moskës po sulmon agresivisht atë të Stambollit, duke “rekrutuar” ministrin e Jashtëm rus Sergei Lavrov, i cili në deklaratat e tij të fundit akuzoi SHBA për “presion ndaj kishave ortodokse në Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut.

Ndërhyrja e Lavrovit, e kategorizon këtë çështje si pjesë të konfrontimin gjeopolitik midis Rusisë dhe Amerikës, duke vijuar linjën e Presidentit Putin, i cili në deklaratën e tij akuzoi Bartholomeun se  ishte paguar nga ukrainasit. Ndërhyrjet ruse kanë shkaktuar reagime të forta në Patriarkanës Ortodokse të Aleksandrisë dhe të gjithë Afrikës.