Ish-kontraktori amerikan i sigurisë Edward Snowden i është dhënë leje qëndrimi e përhershme në Rusi, tha avokati i tij të enjten.

Snowden, një ish-kontraktor me Agjencinë e Sigurisë Kombëtare të SHBA, ka jetuar në Rusi që nga viti 2013 për t’i shpëtuar ndjekjes penale në SHBA pasi zbuloi dokumente të klasifikuara që detajonin programet e mbikëqyrjes qeveritare.

“Sot, Snowden iu dha një leje qëndrimi për një periudhë të pakufizuar kohe,” i tha avokati i tij rus Anatoly Kucherena agjencisë shtetërore të lajmeve Tass të Rusisë.

Kucherena i tha agjencisë së lajmeve Interfax se aplikimi u dërgua në prill, por për shkak të pandemisë së koronavirusit, autoriteteve të imigracionit iu desh më shumë kohë për ta shqyrtuar atë. Snowden ishte në gjendje të merrte të drejta të përhershme qëndrimi për shkak të ndryshimeve në ligjet e imigracionit të Rusisë të bëra në vitin 2019, tha avokati.

Kucherena shtoi se Snowden nuk po konsideron të aplikojë për nënshtetësi ruse për momentin.

Snowden, i cili ka mbajtur një profil të ulët në Rusi dhe herë pas here kritikoi politikat e qeverisë ruse në mediat sociale, tha vitin e kaluar se ai ishte i gatshëm të kthehej në SHBA nëse i garantohej një gjykim të drejtë.

D.B – SCAN
Burimi: Euronews