Dje botuesi i gazetës “Tema”, Mero Baze shkruante për ata që sipas tij janë përgjegjës për 21 janarin 2011 dhe përpjekjet e tyre që t’i shpëtojnë drejtësisë. Baze vë në dukje se ka të tjerë që po qesëndisin Edi Ramën se nuk futi dot në burg Sali Berishën dhe Ilir Metën duke kaluar më tej në “qartësimin e disa gjërave”. Dhe këto gjëra në fakt janë vetëm një gjë: Në Shqipëri nuk ka drejtësi.

As në ndonjë fis të humbur të Afrikës, nuk ka ndodhur kjo histori. Ndaj nuk besoj se në Shqipëri do të quhet e vendosur drejtësia e re, nëse këta të dy(Berisha dhe Basha) nuk shkojnë e dëshmojnë para drejtësisë për vrasjet. Marrja e tyre në pyetje, është e vetmja “stekë” që rrëzon drejtësinë e vjetër dhe na bën me dije se ka ardhur drejtësia e re. Deri ditën që ata nuk do të pyetën për këtë krim, askush nuk do të besojë se gjërat kanë ndryshuar, shkruan ndër të tjera Baze.

Gazeta TemA ka një betejë të vazhdueshme kundër Sali Berishës që në vitin 2007 dhe në mënyrë të vazhdueshme ka mbrojtur idenë se ai duhet futur në burg apo ndëshkuar për disa prej çështjeve të njohura. Kjo betejë vazhdon ende krahas nisjes së një tjetër beteje, disi më të ndrojtur, që është ajo e kërkesës për funksionimin e drejtësisë. Edhe pse na thuhet dhe përsëritet se reforma në drejtësi i vuri gjërat në vend. Një nga artikuluesit kryesorë të kësaj teze është gazeta në fjalë, që mesa duket dje ka shprehur mendim tjetër si dhe zhgënjimin e saj

MekuliPress është në prag të mbylljes. MBËSHTETE SOT GAZETARINË E PAVARUR DHE ORIGJINALITETIN E MEKULIPRESS. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NA NDIHMO sot, të paktën edhe me 1 Euro!