Kancelarja gjermane, Angela Merkel ka paralajmëruar presidentin e Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan që të tërheqë trupat nga Siria. Merkel deklaron se,  ofensiva ushtarake e Turqisë në Siri,  mund të forcojë ISIS-in dhe destabilizimin e rajonin, shkruan dritare.net

“Kancelarja foli në favor të një fundi të menjëhershëm të operacionit ushtarak.”,- tha Ulrike Demmer, zëdhënëse e Merkel, duke shtuar se udhëheqësi turk kishte kërkuar thirrjen.

Thirrja erdhi në kohën kur Berlini u zhvendos për të pezulluar disa eksporte të armëve në Turqi të shtunën, pasi Ankaraja nisi një ofensivë kundër milicëve kurdë në veri të Sirisë javën e kaluar, pas tërheqjes trupave amerikane nga rajoni. Merkel gjithashtu paralajmëroi Erdoganin që, përkundër interesave të sigurisë përgjatë kufirit tokësor, ofensiva ka të ngjarë të zhvendosë pjesë të mëdha të popullatës në veri të Sirisë

MekuliPress është në prag të mbylljes. MBËSHTETE SOT GAZETARINË E PAVARUR DHE ORIGJINALITETIN E MEKULIPRESS. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NA NDIHMO sot, të paktën edhe me 1 Euro!