Mërgimi i shqiptarëve në Egjipt i ka fillesat në gjysmën e dytë të shekullit XVIII dhe arriti kulmin gjatë gjithë shekullit XIX e në tri dekadat e para të shekullit XX.

Shqiptarët në Egjipt, me shoqëritë e tyre patriotike dhe veprimtaritë botuese, kanë luajtur një rol të rëndësishëm në çështjen kombëtare.

Shoqëria e parë shqiptare në Egjipt u themelua në vitin 1875 dhe shumë të tjera pasuan. Ndër figurat që mund të përmendim në diasporën e Egjiptit janë: Thimi Mitko, Spiro Dine, Filip Shiroka, Jani Vruho, Thanas Tashko, Stefan Zurani, Andon Zako Çajupi, Mihal Zallari, Milo Duçi, Loni Logori, Qerim Haxhiu, Fan Noli, Aleksandër Xhuvani etj.

Ju pëlqen!

Foto: Andon Zako Çajupi, Fan Noli, Athanas Tashko (varkëtari), Jovan Mitko, Jani Vruho. Fayoum, Egjipt,1905.

Lexo po ashtu:  "Abdyl shite pasurinë, Shkove në Berlin, Për vatanin, Shqipërin, Të gjeje shpëtim. Bismarkun ta pjekje doje," Mesazhi i Abdyl Frashërit për ...
MekuliPress është në prag të mbylljes. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NDIHMO sot median e pavarur dhe origjinalitetin e MekuliPress. Dhuro SOT, të paktën, edhe 1 Euro! Faleminderit!