Biznesmeni, zongjini, e pronari i portalit Insajderi, Parim Olluri, ishte marrë me kritikun e mediave, Gëzim Mekulin, dhe, natyrisht, me të pavarurën MekuliPress.

Edhe pse është humbje kohe të merresh me moralin e ca njërëzve, ishte mentaliteti prej biznesi otoman, i ngatërruar keq me fushën e gazetarisë, ai i cili më detyroj ti jap spjegim këtij njeriu të pakualifikuar se gazetaria, dhe të qenurit profesional në fushën e medias dhe të komunikimit, dallon nga mentaliteti i klientelizmit dhe ai i servilizmit.

Parim,

MekuliPress nuk është themeluar për t’i shërbyer “personëve të fortë”, partive, grupeve të interesit e as klaneve të biznesëve. Ne nuk ekzistojmë sa për t’u bërë Drejtor i RTK-së e as i PTK-së.

MekuliPress është medium i pavarur, si për nga përmbajtja e po ashtu edhe për nga forma.
Ne bëjmë punë vullnetare. Ne jemi idealistë e jo materialistë. Deri më sot MekuliPress nuk ka kërkuar, e nuk ka marrë, asnjë cent prej institucioneve të Kosovës, prej tenderave e as prej kompanive publike. E as nga asnjë parti politike, e biles as nga Lëvizja Vetëvendosje! Hiq asnjë cent. Kurrë, asnjëherë, në asnjë mënyrë.

MekuliPress nuk është kurvë; nuk është prostitutkë politike e as mediatike. MekuliPress jeton e egziston nga shpenzimet vetanake familjare.

Është e kundërta e klientelizmit: unë dhe familja ime, tok edhe me Nokën 9 vjeçar, investuam, me plot vullnet, dije e përkushtim, qindra e mijëra orë pune gazetareske, që të ndihmojmë në luftimin e propagandës dhe të lajmit të sajuar e të kontrolluar nga mediat e pushtetit, ku njëra nga këto media ishte dhe është kampion edhe portali yt, Insajderi.

Jemi krenar që kemi marrëdhënie miqësore, e profesionale, me njërëz intelektualë të kalibrit të Albin Kurtit. Unë shokë matrapaz e klientelistë nuk kam.

Parim i joparimeve,

Gazetaria nuk është industri. Gazetaria nuk është biznes e as kafiq për përfitime personale, ashtu siq e kupton mentaliteti yt.

Etika profesionale, respekti ndaj njeriut pa dallim gjinie, statusi social, etnik, fetar e lokal, është motoja ime në profesionin e gazetarisë.
Ti flet aq sa din, por rrugët, arsimimi, edukimi dhe qëllimet tona ndryshojnë shumë: Ti ke n’tru pasurinë, servilizmin, klientelizmin, paranë dhe luksin. Unë kam idealizmin, kombin dhe profesionalizmin.

Unë nuk ju besoj gazetarëve të pasur, sepse siq e thotë edhe Indro Montanelli: “Nëse takoni një gazetar të pasur, mos i zini besë. Gazetari i pasur është një gazetar që qelbet”.

E pranojmë hapur e botërisht: Ne nuk jemi të paanshëm, ne anojmë ka e drejta, ka humanizmi, ka demokracia, por gjithsesi jemi dhe do të mbetemi të pavarur./MekuliPress/