Sot mediat kanë publikuar të dhënat e një sondazhi të organizuar nga Eduard Zaloshnja. Pyetja drejtuar qytetarëve ishte: 

A mendoni se, përgjithësisht, punët në Shqipëri mund të shkojnë më mirë duke pasur Ramën kryeministër apo Bashën?

Përgjigja:

61% e qytetarëve janë shprehur me Ramën kryeministër, ose ndoshta me Ramën, ndërsa 39% me Bashën

Lajmi vazhdon me prononcimin e analistit Zaloshnja që sqaron llojet e votuesve dhe lëkundjet e tyre. 

Sondazhi i pret rrugën idesë së zgjedhjeve të parakohshme duke i kujtuar njerëzve se Basha nuk është gjëkundi. Mirëpo dallimi mes Ramës dhe Bashës është mjerim po ta shohësh se njëri jeton me delire gjithfarëshe, kurse tjetri me ambicie dhe llogari. Plus ky është perceptim teorik, pasi Basha nuk është provuar në drejtim. Ai mund të frymëzohet dhe të drejtojë shumë më mirë nga sa mendohet. Kush vallë e priste që z. Rama të dilte kaq i paaftë në qeverisje? Shumë pak njerëz dhe media, mes të cilave sigurisht edhe ResPublica. 

Ndaj sondazhi që mungon është ai me pyetjen: 

1.    Mendoni se Shqipëria është qeverisur ndonjëherë kaq keq? 
2.    Mendoni se është brenda të mundshmes që Shqipëria të qeversiset më keq se kaq? 

Të paktën këto pyetje duhen bashkëngjitur këtyre sondazheve që po kryehen aktualisht.