Gazetaria është profesion fisnik, intelektual, patriotik, me plot përgjegjësi por, edhe me shumë rreziqe. Të gjitha këto janë të sakta, por gazetaria e cila nuk është e guximshme, ajo konsiderohet si një “Tigër i padhëmbë”. Gazetaria profesionale pa guxim lehtë mund të rrëshqasi në prehërin e pushtetit, të regjimit dhe në kurthe të organizatave të fuqishme ekonomike, shkruan e pavarura MekuliPress

Gazetaria e ndershme nuk të bënë të pasur, kjo duhet të jetë e qartë për secilin gazetar të ri. E aq më keq në shoqërinë tonë shqiptare, një gazetari e ndershme mund të të varfëron dhe të nxjerr telashe të mëdha jetësore…
Është edhe tjetra: Gazetaria profesioionale në vendet me demokraci të brishtë, nuk mund të zhvillohet; kjo sulmohet parreshtur, si nga pushteti, e po ashtu edhe nga mediat e pushtetit.

Por a duhet të pajtohemi me vdekjen e gazetarisë së ndershme e profesionale?

Jo, themi ne të MekuliPress!
Gazetari e gazetarja e ndershme sot ka mundësi të pafund që të prodhoj kritikën ndaj dukurive negative të shqërisë; Ka aq shumë platforma të ndryshme të mediave sociale dhe të botës së multimedias digjitale. Pra, duhet vetëm guxim, arsimim dhe jonënshtrim.
Pushteti i Tiranës dhe, deri dje ai i Prishtinës, nënshtroj dhe bleu shumë gazetarë e gazetare, bleu shumë televizione, radio, gazeta e portale. Këta u shitën lirë e badihava për interese të një grupi njerëzish të koruptuar, duke mos qenë të vetëdishëm se po bëjnë vrasje kolektive: Blerja e gazetarëve nga pushteti është më i rrezikshëm se blerja e reketave “Tomahowk”, është më e rrezikshme se blerja uranit të pasuruar per prodhimin e bombave berthamore. Armët deponohen e kontrrollohen lehtë, por gazetaria e keqe jo!

Vrasje kolektive të kulturës, artit, ekonomisë e të politikave të mira sociale nga mediat e pushtetit, qytetarët shqiptarë, tanimë, po i shohin e po i prekin cdo ditë. Pra kemi të bëjmë për një aleancë dhe një bashkëfajësi të gazetarisë dhe pushtetit, apo jo!

Shqiptarët kanë shumë gazetarë të pasur, edhe gazetare të pasura kemi shumë. Shtrohet pyetja: Si u pasuruan gazetarët në shtetet më të varfëra të rajonit?
Gazetari i pasur është rrenc, ai është i pandershëm. Ai eshtë i pasur jo se ka punuar shumë e ndershëm, porse ka punuar pak e pandershëm: Ai ka qenë bythëlëpirës i Presidentit e i Kryeministrit. Ai dhe jo ka qenë stativë mikrofoni i ambasadorëve e i gjykatësve të korruptuar, ky gazetar e kjo gazetare ka qenë vecse një jokritike e regjimit ose bashkëndihmëse në ndërtimin dhe në ushqimin e regjimit, tjetër mundësi s’ka.

Gazetarët e pasur janë më të dëmshëm sesa edhe vet shitësit e narkotikës. Këta janë më të rrezikshëm sesa edhe plumbi i kallashnikovit. Gazetarët e gazetaret e pasura janë prostituka legale në shërbim të prostitucionit politik dhe ekonomik, dhe ky shërbim duhet të marri fund, mendon MekuliPress.

Ejani dhe na bashkohuni! Mos u tutni! /MekuliPress/ Nëse e keni shijuar këtë artikull, ndajeni atë me familjen dhe miqtë tuaj!

/MekuliPress/ Nëse e keni shijuar këtë artikull, ndajeni atë me familjen dhe miqtë tuaj! MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike.
Loading...
[wpedon id=16879]