Informojmë opinionin publik se lajmi i publikuar tek MekuliPress në lidhje me rezultatet e zgjedhjeve të lira që po mbahen sot në Kosovë, ku Vetëvendosja, sipas burimit tonë brenda “Demokracisë në Veprim”, udhëheqë me 30 %, ndërsa LDK me 26%, nuk është fake news, siq tentohet të shpifet nga portali i PDK-së insajderi dhe nga Baton Haxhiu, gazetar i afërt me PDK-në dhe me Presidentin Thaci, por është lajm i sakt për momentumin e siguruar, informacion i siguruar brenda institucionit “Demokracia në Veprim”. Pra, nuk është “Demokracia në Veprim”, burim i yni i informacionit, por burimi ynë është personi që punon në këtë institucion.

Pra, ne si redaksi nuk kemi sajuar lajmin por, kemi cituar informacionin e orës 15:00, marrë nga burimi ynë që punon në DnV.

Nuk është “fake news” nëse ka rrjedhje të informacionit brenda një institucioni.

MekuliPress për shkak të vlerësimit që ka ndaj “Demokracia në Veprim”, kërkon falje publike, nëse cekja e emrit “Demokracia në Veprim” është keqpërdorur si burim i yni informacioni. Redaksia MekuliPress

Mekuli Press është në prag të mbylljes. Kemi nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. Na ndihmo sot edhe me vetëm 1 Euro! - FOTO: No copyright infringement is intended.