Për herë të dytë agjensioni i lajmeve, me qendër në Oslo të Norvegjisë, “MekuliPress”, ka vendosur të bojkotojë Samitin e “Diasporës” që po mbahet në Tiranë nga 28 shkurti deri në 2 mars.

Duke analizuar gjendjen e rëndë politike, ekonomike, kulturore e sociale, në të cilën po kapërdihet vendi ynë, redaksia “MekuliPress”, që herët ka marrë vendimin që të mos dërgoj asnjë pjesmarrës në samit. Arsyeja është e thjeshtë nuk duam të jemi pjesë e stolisë së pushteti e as zëdhënëse e propagandës së Qeverisë.

Ka shumë arsye tjera, fatkeqësisht shumë arsye, pse “MekuliPress” vendosi të bojkotojë sërish këtë instrument propagandistik qeveritar.

Ne po i numërojmë vetëm ca arsye të logjikshme për mosshkuarjen e së pavarurës shqiptare-norvegjeze, MekuliPress:

A. Poshtërimi dhe kërcënimi i vazdhueshëm që pushteti po u bënë mediave të pavarura,

b. Ndotja e hapsirës publike nga fjalori i pakontrolluar e me plot emocione i Kryeministrit,

c. Censura në kyqjen e informacionit me rëndësi publike për gazetarinë hulumtuese,

d. Propagandimi göbelsian i Qeverisë, dhe i mediave të saja, për ndarjen e Kosovës,

e. Përfaqësimi i intereseve serbe përmes medias publkike TVSH

f. Kontrolli i informacionit dhe i lajmeve të medias publike nga pushteti,

g. Kërcënimet e hapura të Qeverisë për mbyllje të mediave që kanë mundimin ndryshe,

h. Përdorimi industrial i gazetarëve nga qeveria për interese të ngushta ekonomike e për intereset e klaneve qeveritare.

i. Keqqeverisja kokëforte e vendit me shtresën më të korruptuar e më të urryer të kombit shqiptar.

j. Lufta speciale e medias proqeveritare kundër frymës së re studentore

Vetë fjala “Diasporë” nuk përfaqëson gjuhën shqipe e as kombin e mërguar shqiptar. Që në fillim të propagandës pushteti bënë gabimin e saj duke përdorur këte fjalë greke “Diaspora”. A nuk e ka gjuha e Fishtës dhe e Konicës fjalën e duhur shqipe për ata të pafat që vazhdimisht braktisin vendin nga dhuna e nga mjerimi social?
A nuk e ka gjuha e Naimit dhe e Pasko Vashës fjalën shqipe për ata shqiptarë që janë vrarë, ndjekur e djegur nga serbët e nga grekërit për më shumë se 150 vite?
A nuk është e turpshme nga pushteti, që me pompë propagandon “Rilindje”, e në anën tjetër, përbuzë dhe përjashton frymën dhe misionin e saj?

A nuk është më e kapshme dhe më shqip “Mërgim”, se fjala e huazuar keq, “Diaspora”? Ndoshta prejardhja e fjalës së preferuar nga pushteti, “Diaspora”, është treguesi për orientimin e politkës shqiptare.

Shkurt e shqip, “MekuliPress” nuk është stativë mikrofoni as i Qeverisë së Tiranës e as i qeverisë së Serbisë, e lëre më i Greqisë.

Osllo, 02.03.2019

Redaksia MekuliPress.com/ /MekuliPress.com/

Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress



*** VINI RE! Gazetaria jonë mbetet e pandikuar nga politikanët e nga milionerët e korruptuar. Askush nuk e kontrollon gazetën dhe kritikën tonë. Ndihmoje MekuliPress - Mbështete median e pavarur kombëtare.
Loading...
[wpedon id=16879]