Mashtrim, shtrëmbërim e manipulime tendecioze në faqen e medias publike, RTK, dhe në portalet shpifëse të ish-pushteteve.

Gazeta austriake “Der Standard” shkruan sot, ndër tjerash, se Sindikata e Televizionit Publik, RTK ka kërkuar ndihmë nga Qeveria të mos privatizohen asetet e RTK-së, dhe se Qeveria Kurti po tenton t’i dalë në ndihmë sindikatës së televizionit publik, RTK. Ndërsa  kryetitujt e manipuluara nga mediat partiake e të klaneve të ish pushteteve, japin përshtypjen se RTK rrezikon të mbyllet për shkak të presionit nga qeveria Kurti! Citoj gazetën “Der Standard”: “Agjensia e privatizimit AKP ka vendosur të privatizojë ambientet dhe objektet e përdorura nga RTK. Kjo mund të çojë në mbylljen televizionit publik”. Pra, rreziku i mbylljes së RTK-së vjen nga AKP-ja, e jo nga Qeveria Kurti, ashtu siq e paraqesin shtrembër mediat e regjimit.

Manipulim göbelsian!

Gazeta austriake “Der Standard” shkruan pikërisht për privatizim të aseteve të RTK-së nga AKP’ja, ku si pasojë televizioni publik rrezikon të mbyllet, ndërsa është qeveria Kurti ajo që po tenton ta parandaloj këtë të keqe. MekuliPress sjellë një citim të sindikatës së RTK-së nga gazeta austriake: “Ne do të parandalojmë shkatërrimin e RTK me çdo kusht. Ne jemi të vetëdijshëm që mbizotëron një pandemi, por nëse mbijetesa jonë dhe i vetmi medium publik në vend kërcënohet, ne jemi të detyruar ta bëjmë atë me të gjitha mjetet ligjore.”

Të nderuar lexues,
As Tanjugu serb nuk do e bënte një turp të tillë publik e poshtërues sikurse RTK, Insajderi, Express e satelitët tjerë propagandues të ish-sunduesve.
Ja artikulli në origjinal për ata që e kuptojnë gjuhën gjermane:
©MekuliPress/ Ndaje artikullin me familjen dhe miqtë tuaj. MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike. FOTO: No copyright infringement is intended.