Kritiku i mediave, Gëzim Mekuli, analizon deklaratën e emisarit të BE-së, Miroslav Lajcak, e bërë nga Beogradi rreth punës së ndryshimit të Kushtetutës me qëllim të implementimit të marrëveshjes së Asociacionit për serbët e Kosovës.
Mekuli shkruan se: “Kushtetuta jodemokratike e Kosovës provokon shqiptarët, Sepse shqiptarët e Kosovës, me mbi 95% dominim kulturor, historik e etnografik kombëtar, nuk mund të vendosim as për rregullimin e brendshëm e as për proceset politike që do ishin të mirëseardhura, jo vetëm për shqiptarët, për turqit, për kroatët, për boshnjakët, për serbët, për ashkalinjtë e për Egjiptasit që jetojnë në Kosovë, por edhe për rajonin shpërthyes të Ballkanit.”, shkruan, ndër tjerash, kritiku i mediave, Gëzim Mekuli, në facebook.
Ja postimi i z. Mekuli në facebook:
Lajçak ka të drejtë!
Ka të drejtë sepse Kushtetuta e Republikës së Kosovës, e cila u imponua nga ndërkombëtarët, ka përjashtuar shqiptarët nga liritë politike, kulturore, sociale e demokratike.
Sepse Kushtetuta jodemokratike e Kosovës ka provoku shqiptarët duke ju ndaluar këtyre të kenë pavarësi politike, si nga brenda e po ashtu edhe nga jasht.
Sepse shqiptarët e Kosovës, me mbi 95% dominim kulturor, historik e etnografik kombëtar, nuk mund të vendosim as për rregullimin e brendshëm e as për proceset politike që do ishin të mirëseardhura, jo vetëm për shqiptarët, për turqit, për kroatët, për boshnjakët, për serbët, për ashkalinjtë e për Egjiptasit që jetojnë në Kosovë, por edhe për rajonin shpërthyes të Ballkanit.
Kushtetuta e shekullit XIX e Kosovës ndalon diktatorialisht bashkimin e Kosovës me një “shtet tjetër” edhe pse normat juridike ndërkombëtare nuk e ndalojnë bashkimin e shteteve, nëse ekziston vullneti demokratik i tyre. [Rasti i Gjermanisë].
Në Kushtetutën jodemokratike të R.K u kufizua/ndalua edhe përdorimi i ngjyrave që konotojnë flamurin kombëtar të shqiptarëve, pra ngjyrat kuq e zi. Ja pra edhe ky diskriminim i dytë nga demokracia ndërkombëtare që ju bë kombit shqiptar në ish Jugosllavi, prandaj Lajçak ka të drejtë kur thotë se duhet “ndryshuar Kushtetuta e Kosovës.”
Kushtetuta e Kosovës duhet të ndryshoj, të bëhet demokratike pra, të jetë në shërbim të popullit e shtetit të Kosovës me të gjitha kulturat e shumta që jetojnë në të.
Duhet të ndryshojë Kushtetuta, sepse shqiptarët e Kosovës, edhe pas dekadave të tëra, me bombardim të specializuar propagandistik nga mediat, ku prodhojnë, vazhdimisht, urrejtje, përbuzje, përçmim e ofendim ndaj kombit shqiptar e Shqipërisë, nga librat ideologjike shkollore, nga analistët e paguar nga “sdimë kushi”, prap se prap e do bashkimin kombëtar me Shqipërinë nënë, gjithsesi me garanti të plota për pakicat e saj që do jetojnë në të.
Njerëz,
Lajçak ka të drejtë, Kushtetuta duhet të ndërrohet sepse është jo historike, jo popullore, jo e shqiptarëve e as demokratike.
Shkurt e shqip, Demokracia nuk do bëhet pa bashkimin demokratik e politik të shqiptarëve, pra Kushtetuta jo vetëm që duhet të ndërrohet, por kjo duhet të rindërtohet, apo jo, zoti Lajçak?