Moska dhe Beogradi synojnë të nënshkruajnë një kontratë për ngritjen e një Qendre Kërkimore bërthamore në Serbi muajt e ardhshëm. Ambasadori serb në Rusi, Miroslav Lazansky tha se bashkëpunimi mes Beogradit dhe Agjencisë Atomike e Rusisë, Rosatom do të diskutohej gjatë vizitës së Medvedev në Beograd këtë të shtunë.

Duke folur para gazetarëve përpara vizitës, shefi i delegacionit të qeverisë ruse, Sergey Prihotko tha se Rusia është e gatshme të fillojë zbatimin e projektit dhe vuri në dukje se marrëveshja parashikon disa hapa përgatitore para se të fillojë.

“Përgatitjet për të koordinuar konfigurimin dhe pozicionimin e Qendrës tashmë kanë filluar. Në muajt e ardhshëm, shpresojmë të jemi në gjendje të nënshkruajmë një kontratë të përgjithshme”- tha Prihotko.

Ju pëlqen!

Ai theksoi gjithashtu se ekziston mundësia e bashkëpunimit hekurudhor me Serbinë. Në veçanti, Hekurudha Ruse ka nënshkruar një kontratë prej 941 milion dollarësh, përfshirë një kredi 800 milion dollarë, për ndërtimin dhe rindërtimin e rrjetit hekurudhor të Serbisë.

Fokusi i bisedimeve të Medvedev Vuçiç ishte gjithashtu nënshkrimi i një marrëveshje të tregtisë së lirë midis Serbisë dhe Bashkimit Ekonomik Euroaziatik, e cila u njoftua në fund të tetorit. Objektivi i parë i Moskës është të inkurajojë Beogradin të vazhdojë ndërtimin e tubacionit të gazit “Turkish Stream” 402 km në brendësi të Serbisë.

Në nivel politik, Medvedev ritheksoi gatishmërinë e Rusisë për të mbështetur pozicionet serbe mbi Kosovën në Këshillin e Sigurimit të KB. Kryeministri rus shprehu interesin e Moskës për të qenë më aktiv në zgjidhjen e çështjes së Kosovës, në kundërshtim me ndërhyrjen e intensifikuar të SHBA kohëve të fundit.

“Rusia është e gatshme të sigurojë gjithë mbështetjen që i nevojitet  Serbisë për të ruajtur integritetin territorial dhe sovranitetin e saj”- tha Medvedev gjatë fjalës së tij në parlamentin serb, duke marrë duartrokitje të gjatë nga deputetët e shumicës, pasi shumica e partive të opozitës kanë bojkotuar parlamentin prej gjashtë muajsh.

Ndoshta ju pëlqen!/MekuliPress/ Ndaje artikullin me familjen dhe miqtë tuaj. MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike! FOTO: No copyright infringement is intended.