Gëzim Mekuli

Me këtë shkrim shpresoj të zhvillohet një debat i hapur publik. Le të fillojmë të mendojmë për një fushë që është e ndërlikuar dhe me plot dilema: Prezentimi i veprimeve dhe kërcënimeve terroriste përmes mediave? Studimet tregojnë se paraqitja e shpesht e krimeve terroriste nga mediat rritë frikën për krime në mesin e popullit. Paraqitja e përsëritur dhe e shpesht mediatike e terrorizmit mund të shtoj rrezikun që terroristët e tjerë, të mundshëm, të mendojnë të kryejnë vepra të tjera terroriste.

Ndikimi i mediave në publiken

Besimi se ne ndikohemi nga leximi, pamorja dhe të dëgjuarit është i lashtë. Është e njohur “estetika” e Aristotelit për katarsis – pastrimi. Poashtu edhe “religjioni” ka pjesën e sajë të të ndikuarit: Leximi i Biblës, leximi i Kuranit dhe leximi i librave të tjerë të shenjtë, besohet se “bëjnë diçka” me ne. Mos të harrojmë edhe edukimin: librat shkollorë dhe mjetet tjera mësimore, duke filluar që nga abetarja, simbolet kombëtare, heronjët e deri tek powerpointi, egzistojnë gjithmonë për të na ndikuar. Jo rastësisht librat e historisë, ikonat dhe heronjët e kombit shqiptar po ndryshohen, po largohen apo po u përshtaten politikave ditore. Keni pyetur se përse ka tentime që të krijohen dy histori, 2 palë heronjë, 2 palë ikona e simbole “kombëtare”, 2 abetare e dy gjuhë?

Gjithsesi, ka pasur shumë paragjykime të zmadhuara për ndikim të drejtpërdrejtë, pothuajse mekanik të mediave mbi ne. Pyetja rreth ndikimit të mediave në mua dhe ty është e ndërlikuar, por nga ana tjetër, nuk ka arsye për të dyshuar për egzistimin e ndikimeve të tilla. Kjo bëhet veçanërisht e dukshme kur flasim për ndikimet që ndodhin nga mënyra e paraqitjes së veprimeve terroriste në media.

Terrori dhe media

Aktet e terrorizmit modern, paradoksalisht, janë zhvilluar paralelisht ngushtë me zhvillimin e medias dhe të demokracisë. Gazetat në fund të viteve 1800 u rritën shpejtë, ashtu sikurse edhe demokracia liberale. Pak a shumë gazeta dhe liberalizmi qëndrojnë së bashku në disa mënyra. Disa mendojnë se qeveritë demokratike janë ato të cilët kujdesen për “opinionin publik”. Por, mediat, me kriteret e tyre të lajmeve, kanë mundësi të jashtëzakonshme të shpërndajnë lajmin politik, pavarësisht sistemit politik.

Bilderesultat for terrorisme paris

Photo: Sipa. Nr : AP21821804_000028.

Ja një shembull nga Algjeria. Në luftën e algjerianëve për pavarësi nga Franca kishte edhe elemente të terrorizmit: Liderët e luftës, atje, mendonin se ishte më mirë të vritet një armik në kryeqytetin Algjer, sesa të vriteshin dhjetëra armiq në ndonjë vend të izoluar: atje ku askush nuk të shef e as nuk të dëgjon. Për luftëtarët e pavarësisë nga Franca, ndoshta, më kryesorja ishte investimi në gazetë.

Zhvillimi i teknologjisë televizive gjatë viteve ’60, veçanërisht komunikimi satelitor, bëri të mundur, dhe më të lehtë, shpërndarjen e fotografisë televizive në largësi të mëdha. Sulmet terroriste, që nga rrëmbimet e aeroplanëve e deri ke masakra ndaj izraelitëve, gjatë Olimpiadës së Mynihut në vitin 1972, mund të kuptohen në këtë lidhshmëri. E njëjta gjë vlen edhe për ETA, IRA, Grupi i Baader-Meinhof, Brigada e kuqe italiane, ISIS, Talibanët dhe gjithsesi aktet terroriste të shtetit serb ndaj shqiptarëve në Kosovë.

Aktet e dhunës, pak a shumë, kanë karakter simbolik: këto akte duan të nxisin sa më shumë vëmendje dhe përfaqësim mediatik. Qëllimi i tyre është që të arrijnë tek pjesa më e madhe e popullsisë: dhe në shumë shtete. Terroristët kanë “vetëm një qëllim” dhe “vetëm një mision”: Të prodhojnë frikën, ta shpërndajnë dhe ta përdorin atë si rezultat e si municion. Ky qëllim ekziston edhe sot. Shembulli më i tmershëm e më konkret është sulmi terrorist me aeroplan në Pentagon dhe në veçanti sulmi në Qendrën Botërore të Tregtisë më 11 shtator të vitit 2001. Objektet nuk ishin zgjedhur rastësisht. Qëllimi ishte – dhe është – për të bërë të dukshëm dhe të pavekshëm një porosi politike, si dhe për të ngjallë frikë në mesin e popullit.
Ky veprim terrorist, për disa vite rresht, i dha kyçje “të lirë” liderit të Al Qaedas, Osama bin Laden, në lajmet televizive perëndimore dhe planetare: Sa herë që atij i tekej të publikote ndonjë video të re në internet – medium i cili është bërë një mjet i rëndësishëm komunikimi për terroristët -, videoja shfaqej, shpërndahej, përsëritej dhe komentohej deri në pafundësi.
Edhe sulmet në Paris dhe në Nice janë shembujë që dëshmojnë se si terroristët gjithnjë janë në kërkim të vëmendjes së mediave. Tekefundit, ky është qëllimi i tyre.

Ndikimet negative që vinë nga paraqitja e lajmit në media

Paraqitja mediatike e terrorit me bujë e me senzacion, ndikon që frika dhe pasiguria të shtohet në publik. Vëmendja mikroskopike e mediave për aktet terroriste, qofshin ato të mëdha, të vogla apo mizore, u shërbejnë interesave të terroristëve: Kjo paraqitje e madhe mediatike e terrorit është oksigjen për terroristët. Përpos tjerash, transmetimi/mbulimi i ashpër medatik mbi dhe për terrorizmin krijon frikën e paqenë dhe të zmadhuar. Studimet argumentojnë se numri i të vrarëve nga terroristët është shumë më i ulët se viktimat e vrarë në luftëra të ndryshme konvencionale.

Në lidhje me këtë do të citoja studiuesin M. Jetter i cili thekson se në planetin tonë “42 njerëz vdesin çdo ditë nga sulmet terroriste, krahasuar me 7,123 fëmijë që vdesin nga shkaqe që janë të lidhura drejtëpërsëdrejti me urinë” (“Media coverage of terrorism ‘leads to further violence’”The Guardian, 1 gusht, 2015). Duke u nisur nga numri i të vdekurve nga uria, nga aksidentet në trafik apo nga numri i viktimave në fatkeqësi nayrore, shifet qartë se ka fusha tjera, ku ne do të duhej të ishim më të kujdesshëm e më të frikësuar, sesa terrorizmi.

Një analizë e kryer nga njohësit e politikës amerikane (Nacos. 2011) tregon se si George W. Bush dhe administra e tijë përdorën “frikën nga terrori” për qëllime politike. Sipas tyre “frika nga terrori” forcoj pozicionin e kryetarit në opinionin publik. Çdo herë që G. Bush fliste para popullit për terrorizmin, fjala e tijë përçohej, përsëritej, prezentohej dhe komentohej me të madhe në media. Sondazhet e mëvonshme tregonin se, “frika ndaj terrorit” rritej shumë në popull – dhe, në të njëjtën kohë popullariteti i kryetarit rritej në mënyrë të konsiderueshme. Edhe pse shkencëtarët nuk mund të dëshmojnë se “frika nga terrori” është përdorur me vetëdije për këtë qëllim, është e qartë se lidshmëria në mes “të frikës nga terrori” dhe të forcimit të pozitës së kryetarit, duket të ketë qenë e njohur për administratën e Bushit.

Paraqitja e vetëvrasjeve në media shqipe

Një aspekt tjetër, i rënësishëm, rreth paraqitjes së zmadhuar të terrorit nga mediat, ka të bëjë me ndikimet që ndodhin tek një pjesë shumë e vogël, por të rëndësishme të hapsirës publike: Krijimi i terroristëve “të mundshëm.”

Mbulimi i gjërë mediatik dhe lajmi i detajuar për vetëvrasjet, mund të çojë në rritje të numrit të vetëvrasjeve. E keni lexuar romanin e Johann Wolfgang von Goethe “Das leiden des  jungen Werthers ” 1774,  ( Dhimbjet e Wertherit të ri). Ky roman që herët njifet si shembull se si një rrëfim rreth vetëvrasjes mund të coj në numër të madh të vrasjeve-kopje. Sot flitet shumë për “efektin e  Wertherit”.
“The Guardian” (2015) tregon një efekt ngjitës e të ngjajshëm të akteve terroriste. Duke u nisur nga raportimet e New York Times, hulumtuesi Jetter, hetoj në mes të vitit 1970 dhe 2012 më shumë se 60.000 akte të terrorizmit në 189 vende të ndryshme të botës. Hulumtimet gjetën se një artikull i shkruar në NYT për një akt terrorist, rriste mundësinë e akteve të mëvonshme terroriste, në të njejtin vend, prej 11 dhe 15 për qind.

Paraqitja mediatike me pompë e terrorizmit mund të shkaktoj akte tjera terroriste. Por për dikë, kjo paraqtje u hapë një mundësi; u jep atyre “një ide.”

Kodi i Etikës norvegjeze ka një formulim të rreptë: “Të jeni të kujdesshëm kur të raportoni për vetëvrasje dhe për tentim vetëvrasjet. Shmangni përshkrimin e metodave … që mund të ndihmojnë të shkaktojnë më shumë vetëvrasje.

Realiteti dixhital

Interneti dhe telefonat e menqur kanë ndikuar komunikimin planetar. Edhe “digjitalizimi i komunikimit të terroristëve” filloi me kamera të vogla, e të lehta, që u ka mundësuar atyre të prodhojnë lehtë video me porosi propagandistike. Fatkeqësisht sulmet spektakolare do të vazhdojnë – e terroristët janë të interesuar për gjithnjë e më shumë publicitet të fuqishëm e të përgithshëm.

Pyetja është: nëse media do të vazhdojë ta bëjë këtë gjë? Ose, nëse media duhet të ndryshoj praktikat e tyre të paraqitjes së terrorizmit në publik?
Terrori natyrisht duhet të raportohet. Nevoja për informacionin duhet të përmbushët. Çështja është se si të bëhet kjo?! – Shpërndaje dhe Pëlqeje gazetën MekuliPress

/MekuliPress/ Nëse e keni shijuar këtë artikull, ndajeni atë me familjen dhe miqtë tuaj! MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike.
Loading...
[wpedon id=16879]