Mediet serbe janë shqetësuar shumë sot pas një takimi që drejtuesit e Federatës së Basketbollit të Kosovës patën me ministren e MKRS-së Vlora Dumoshi ku folën për përshpejtimin e hapave për krijimin e ligës mbarëkombëtare.

“E ashtuquajtura shoqatë e basketbollit Kosova dhe Metohija, mund të bashkohen me ligën kombëtare shqiptare”, shkruajnë ato duke iu referuar takimit të sotëm mes ministrisë dhe FBk-së e ku shpejt do të krijohet liga.

“Në këtë takim, ata diskutuan për një marrëveshje që duhet të nënshkruhet midis Shoqatave të Basketbollit të Kosovës dhe Shqipërisë për krijimin e Ligës Kombëtare të Basketbollit mbarëshqiptare, e cila mundëson garat midis klubeve të basketbollit të Kosovës dhe Shqipërisë. Sipas Dumoshi, Fetahu informoi se një marrëveshje midis dy federatave pritet të nënshkruhet në Tiranë në mes të shtatorit në prani të ministrave” thuhet në shkrim.

MekuliPress është në prag të mbylljes. MBËSHTETE SOT GAZETARINË E PAVARUR DHE ORIGJINALITETIN E MEKULIPRESS. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NA NDIHMO sot, të paktën edhe me 1 Euro!