Skender S. Kapiti

Pothuajse të gjitha mediat e shkruara, ato vizive dhe portalet në Shqipëri janë institucione informative mercenare, servile, të korruptuara nga pushteti dhe paraja, pa marrë parasysh se nga vijnë paratë dhe nga kush financohen ato. Shumica por kryesisht mediat “famoze e të mëdhatë” janë media gënjshtare dhe mashtruese, manipulatore dhe të paskrupullta që helmojnë dhe verbojnë qytetarët, dhe qytetari shqiptar i mëson, e sheh dhe informohet për të vërtetat dhe realitetin shqiptar, për të vërtetat e politikës shqiptare nga mediat e huaja.

Shumica janë medie të njëanshme dhe që flasin e propagandojnë atë të cilën ua do interesi i tyre dhe duke bërë “marketingun”politik me anë të administrimit të lajmeve në favor të politikës dhe të pushtetit që rastisin që të qeverisin., duke paraqitur vetëm “pozitiven” e dëshiriuar të pushtetit .

Ndoshta ju pëlqen!
Loading...

Dhe ky është pra mercenarizmi mediatik.

Media të cilat nxjerrin lajme të këqija dhe ordinre me qëllim për ta larguar opinionin dhe publikun nga problematikat kyesore. Media të cilat manipulojnë opinionin . Kjo krijon një marrëdhënie simbiotike qeveri-media, pasi qeveria ka nevojë për mediat, për mbështejen reciproke, duke manipluar me lajmet për interesin e të dyja palëve

Mediat në Shqipëri, shumica e tyre, janë dhe shërbejnë si biznese që mbijetojnë nga lëmoshat që marrin nga bizneset dhe monopolet biznesore të politikës dhe të politikanëve me lidhje krimi, hajnije e korrupsioni, e deri madje edhe duke marrë paranë e atyre të cilët paguajnë që mediat, gazetat, televizionet dhe gazetarët, analistët dhe opinionistët për shërbimin që ato u bëjnë kauzave antishqiptare, sic dhe e kanë pranuar dhe pohuar p.sh. këtë edhe politika dhe politikanë të vëndit fqinj me Shqipërinë, Greqia.

Në asnjë vënd të botës nuk e gjen atë “gadishmëri” dhe atë zell e “dëshirë” të zjarrtë se sa mediat në Shqipëri që në një kohë rekord të japin dhe të paraqesin në konkurencë të fortë mes tyre: lajmet e zeza, skandalet, vrasjet, krimet, grabitjet, vjedhjet, trafiqet e droges e qënieve njerëzore, divorcet,dhe imoralitetet dhe turpet seksuale, duke i ripërsëritur dhe zmadhuar ato në faqet e para të gazetave dhe në gjysmën e parë të kohës së lajmeve nëpër televizione, duke na i paraqitur si telenovela informative dhe edukative.

Me kësi lloj “lajmesh bombastike”, mediat në Shqipëri po u shërbejnë strategjive antishqiptare të qarqeve europiane por sidomos aty greko-serbe, të cilat sot punojnë me mjaft finesë që të përhapin në Shqipëri kulturën, sjelljet dhe imazhin e korrupsionit, gënjeshtrave, vjedhjes, imoralitetit, pasigurisë dhe antiligjit me qëllim që ta prishin shoqërinë shqiptare, dhe realizimin e strategjisë së tyre të përkeqësimit të imazhit të Shqipërisë dhe të shqiptarëve në Europë dhe botë.

Nuk është aspak e vështirë për të kuptuar anshmëritë e tejskajshme politike të mediave, televizioneve dhe të gazetave në Shqipëri, madje më të varura dhe shërbëtore të politikës dhe të pushtetit janë mediat e televizionet të cilët pretendojnë se janë të pavarura, se sa vetë gazetat politike të partive politike.

Nuk është e vështirë për të konstatuar që televizionet dhe gazetat shqiptare, pothuajse të gjitha mbysin dhe nëpërkëmbin, injorojnë dhe me presion e kërcënim për largim nga puna ua imponojnë gazetarëve të vertetë, profesionistë dhe me dinjitet që ata të shkruajnë, të thonë e të lexojnë ato cfarë dëshiron vullneti, dëshirimi, korrupsioni dhe interesi personal i pronarëve të mediave dhe politika.

Të gjitha llojet e programeve duhet të kalojnë në filtrin dhe brënda kornizës që imponon pronari i medias në shërbim të interesit te ngushte të tij dhe të mercenarizmit politik të cilit ai i shërben.

Mediat në Shqipëri, informacioni dhe programet që ato japin e promovojnë janë manipulative dhe të orientuara e të “urdhëruara” nga interesat e padronit, politikës, korrupsionit dhe të parasë . Amoralitetin e tyre nuk është vështirë për ta kostatuar edhe nga “tradhëtia” dhe ndërrimi i padronëve politiko-korruptiv në rastin më të parë sapo ndërrohen qeverisjet dhe pushtetet.

Kjo vihet re te mediat shqiptare servile, puthadore dhe mercenare të cilat “braktisin” politikën qeverisëse të një partie e kualicioni sapo ajo kalon në opozitë, dhe shndërrohet në servile dhe mercenare e politikës që merr dhe fiton pushtetin duke u bërë “armike” e ishpadronit të politikës kur ai sapo bie nga pushteti.

Ky fakt tregon karakterin e ulët , amoralitetin dhe mercenarizmin që i karakterizon mediat, shumicën e tyre , dhe sidomos ato të mëdhatë, që quhen e pretendojnë se janë kombëtare.

Mediave në Shqipëri më shumë u interesojnë se kush zgjidhet president, kryeminister e kush fiton zgjedhjet në Amerikë,Francë, Itali e Gjermani por edhe në Serbi, në Iran, Irak etj. se sa në Kosovë.

Madje pati edhe gazetarucë si puna e ndonjerit që nuk po ia përmend emrin se i duket vetja pastaj si i rëndësishëm se pyet në një shkrim të tij se: kujt i intereson se kush zgjidhet kryeministër në Kosovë?!

Apo dikush halabak tjetër i cili i quan kandidatët kosovarë për kryeministra si frikacakë , pasi ata nuk tregohen injorante, pse nuk shajnë , nuk fyejnë,nuk konfliktohen dhe pse nuk nxisin përplasje e ngatërresa mes simpatizanëve të tyre. Madje mediat vizive, TV-të e gazetat informative nga Shqipëria edhe për zgjedhjet e 6 Tetort 2019 në Kosovë, gjatë fushatës elektorale atje, më shumë ishin të interesuara për të gjuajtur e gjetur apo edhe për të shpikur ndonjë thashethem për ndonjë shkelje e parregullsi zgjedhore se sa për mbarëvajtjen e tyre, që t’i amplifikonin e starzmadhonin ato me qëllim që sadopak përpiqeshin për t’i përbaltur zgjedhjet në Kosovë, të cilët realisht realizuan më së miri të gjitha cilësitë dhe standardet moderne e demokratike ku u vu re maturia, pjekuria politike, morale, demokratike, qetësia dhe pjesmarrja e konsiderueshme, dalja në kohë rekord e rezultatit të zgjedhjeve dhe pranimi i tyre po në një kohë rekord nga të gjitha subjektet që morën pjesë në garën elektorale.

Antikosovarizmi i mediave shqiptare është edhe shumë i rafinuar dhe ka një finesë djallëzie , sa që edhe kur bën e duket se e duan Kosovën , ato djallëzisht intrigojnë kundër saj, ekspozojnë emisione të parapërgatitura me objektiv afatmesëm dhe afatgjatë antiKosovë.

Kështu bëjnë në emisionet e tyre kur edhe ftojnë personalitete nga Kosova, të cilët mundohen që t’i fusin në kurthet që i ngrenë gazetarucët ,opinionistët dhe analistët nga ata që drejtojnë emisionet opinion në Shqipëri, por edhe lajmet e informacionet që japin gazetat i shkruajnë të deformuara, dhe shkruajnë ato të cilat cfarë u parapëlqen atyre.

Që mediat në Shqipëri janë në lidhje të ngushtë me politikën në Shqipëri e tregoi edhe fakti i “indiferentizmit” apo “territ” informativ të mediave të Tiranës për fushatën elektorale në Kosovë, ku përjashtohet p.sh.gazeta “bulevard” që del në Durrës e botuesit Artur Llana, e cila është e rralla dhe ndër të paktat media në Shqipëri e cila ka pasqyruar dhe informuar publikun në Shqipëri për fushatën elektorale në Kosovë, për mbarëvajtjen dhe kulturën demokratike të Partive politike, të elektoratit të tyre dhe të votuesve në Kosovë, por edhe për rezultatet ,arritjet e fitoret e sportit kosovar.

Ky “indiferentizëm”mediatik për zgjedhjet në Kosovë shpjegohet me faktin se: fushatën në Kosovë e dominonin si më të preferuarit dhe më të admirueshmit publikisht e mediatikisht dy personazhet kryesore, Albin Kurti i VV dhe Vjosa Osmani e LDK , por që të dy këta nuk ishin të dëshirueshëm nga elita dhe as nga establishment politik në Shqipëri i cili e ka kapur dhe e mban peng politikën,pushtetin dhe shtetin shqiptar.

Pra politika e Tiranës dhe mediat politike në shërbim të saj nuk e donin fitoren e Albinit dhe as të Vjosës pasi kishin frikë për një reaksion të tillë antiestablishment politik në Tiranë, kishin frikë për një ndëshkim edhe të tyre ashtu sikurse u ndëshkua politika që kishte kapur shtetin , ligjin dhe demokracinë në Kosovë.

Pra ashtu si gjithcka negative që ka Shqipëria si: politikën , drejtësinë, keqeverisjen, diplomacinë, problematikat demokratike, integruese dhe korrupsionin ,problem tjetër i madh e negativ në Shqipëri janë edhe ato media mercenare edhe ato të kriminalizuara, të korruptuara, antikulturë dhe sidomos mercenare. Pra në Shqipëri duhet VETTING edhe për mediat.

Ndoshta ju pëlqen!/MekuliPress/ Nëse keni shijuar këtë artikull, ndajeni atë me familjen dhe miqtë tuaj! MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike. Na ndihmoni!
Loading...