Shtypi italian i ka kushtuar një hapësirë të veçantë Shqipërisë ditën e sotme, dhe më konkretisht rreth çështjes së inaugurimit të stadiumit “Arena Kombëtare”, ditën e dielë ndaj Francës. Është “Corriere dello Sport”, që në versionin print, i ka kushtuar një artikull të konsiderueshëm, me titullin: “Hapet stadiumi i ri me Ceferinin dhe Francën”. cor

Më tej, jepen të dhëna rreth stadiumit, kapacitetit, si dhe emrit të ri komercial që pritet të marrë, ndërsa nuk lihet pa përmendur edhe kulla e stadiumit. Ndërkohë, një artikull i ka kushtuar edhe torinezja “Tuttosport”. Shkrimi rreth stadiumit të ri në Shqipëri hapet me titullin: “Uembli i Ballkanit në pagëzim. Të dielën në Tiranë për Shqipëri-Francë, inaugurohet stadiumi i projektuar nga një arkitekt italian”.

MekuliPress është në prag të mbylljes. MBËSHTETE SOT GAZETARINË E PAVARUR DHE ORIGJINALITETIN E MEKULIPRESS. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NA NDIHMO sot të paktën me 1 Euro!