Mediat shtetërore iraniane kanë qarkulluar lajme mbi kapacitetet goditëse të dronëve iranianë duke vendosur si objektiv eventual kampin e Manzës në Durrës ku strehoehn muxhahedinët e MEK.

Kapacitetet e dronëve dhe raketave iraniane nuk kufizohen në zonat gjeografike fqinjë; ato gëzojnë kaq shumë kapacitete në sektorin ajroro, veçanërisht në atë të dronëve saqë është e kollajtë të godasësh bazën e MKO në Tirana, citohen mediat iraniane.

Mediat shtojnë se deklarimet e ardhura për kapacitetet ajrore të dronëve iranianë pasojnë komentet zyrtare sipas të cilave trazirat e fundit në Iran janë organizim i MEK.

Ju pëlqen!

Sipas mediave në fjalë ligji ndërkombëtar justifikon goditjen kur një grup terrorist kërcënon qartazi sigurinë e një vendi tjetër dhe pranon hapur përgjegjësinë. Precdenti është i qartë: Ndërhyrja e ShBA në Afganistan.

Qëndrimi i tanishëm aktualizon potencialin kërcënues që ka politika e jashtme e qeverisë shqiptare e cila e ekspozon vendin ndaj sulmeve gjithfarëshe. Sulmet me dronë p.sh mbeten të anonimizuara dhe pamundësojnë p.sh aktivizimin e nenit 5 të NATO-s që sugjeron veprim në rast sulmi ndaj një vendi anëtar. Është po ashtu e qartë se situata me Iranin shpjegon sigurinë e kryeministrit që ka dorëzuar mbrojtjen tek amerikanët në këmbëim të çdo po-je për çështje kaq të ndjeshme. Herët apo vonë çmimi do paguhet, pavarësisht se z. Rama do t’i ngrejë apo jo përmendore vetes.

MekuliPress është në prag të mbylljes. MBËSHTETE SOT GAZETARINË E PAVARUR DHE ORIGJINALITETIN E MEKULIPRESS. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NA NDIHMO sot të paktën me 1 Euro!