Gazetari gjerman dhe kryeredaktori Udo Ulfkotte ka dhënë një intervistë ekskluzive ku ka deklaruar se mediat evropiane shkruajnë lajme pro-amerikane nën presionin e CIA-s. Ai ka treguar se u detyrua të botojë veprat e agjentëve të inteligjencës nën emrin e tij pasi i frikësohej shkarkimit nga puna. “Unë kam botuar artikuj me emrin tim të shkruar nga agjentët e CIA-s dhe shërbimeve të tjera të inteligjencës, sidomos të shërbimit sekret gjerman,” tha Ulfkotte në median britanike. “Një ditë BND (agjencia e inteligjencës së jashtme gjermane), erdhi në zyrën time në Allgemeine Frankfurter në Frankfurt. Ata kërkonin prej meje të shkruaja një artikull në lidhje me Libinë dhe Kolonel Muamar Gadafin .

Ata më dhanë të gjithë informacionin sekret dhe këkrkonin prej meje të nënshkruaja artikullin në emrin tim, “tha Ulfkotte për RT. “Ky artikull ishte në lidhje me Gaddafin dh etregonte se si ai përpiqej të fshehte ndërtimin e një fabrike gazi me helm. Kjo ishte një histori propaganda që u shpërnda në mbarë botën dy ditë më vonë. ”
Ulfkotte zbulon edhe më shumë rreth kësaj çështje në librin e tij “Gazetarët e Blerë,” ku ai përmend se ai ndihet i turpëruar për atë që ai ka bërë në të kaluarën. “Kjo që kam bërë në të kaluarën nuk është fare e drejtë dhe nuk ndjehem fare mirë për këtë. Për të manipuluar njerëzit, për të bërë propagandë. Dhe kjo nuk është e drejtë ajo që kolegët e mi nuk e kanë bërë në të kaluarën për shkak se ata janë të korruptuar të tradhëtojnë njerëzit jo vetëm në Gjermani, por në të gjithë Evropën, “tha ai për RT. “Unë kam qenë një gazetar për 25 vjet dhe unë kam qenë edukuar të gënjejë, ta tradhtoja , dhe të mos them të vërtetën për publikun.” /MekuliPress/ Nëse e keni shijuar këtë artikull, ndajeni atë me familjen dhe miqtë tuaj!

/MekuliPress/ Nëse e keni shijuar këtë artikull, ndajeni atë me familjen dhe miqtë tuaj! MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike.
Loading...
[wpedon id=16879]