Pas vendimit të drejtë të Policisë së Kosovës për ta rritur prezencën në veri, mediat serbe (por edhe ato shqipe), të afërta me presidentin Aleksandar Vuçiq kanë raportuar me pompozitet.

Ato raportojnë se janë dërguar nga 200 deri në 300 forca speciale në veri, ndonëse nga pamjet e publikuara kjo gjë duket e pavërtetë, sepse forcat e dërguara duket të jenë policë të rregullt dhe pa armë të gjata.

“Okupimi i veriut ka filluar: Kurti ka dërguar 200 deri në 300 forca speciale të armatosura kokë e këmbë”, ka shkruar gazeta serbe Novosti.

Ju pëlqen!

Sipas gazetës, kjo është përpjekja e fundit e kryeministrit të Kosovës, Alibn Kurti për ta pushtuar veriun.

“B92 mëson: okupimi i veriut ka nisur, Kurti ka dërguar forca speciale”, është titulli i saj.

Raportimi i B92


Policia e Kosovës ka njoftuar sonte se ka vendosur që ta rris prezencën e saj në veri të vendit, siç thuhet, për arritjen e objektivave të saj.

Në një komunikatë dërguar mediave, Policia e Kosovës ka deklaruar ruajtja e rendit publik, garantimi i sigurisë, mbrojtja e jetës dhe pronës për të gjithë qytetarët pa dallim, janë ndër objektivat kryesore të saj.

“Në aspektin operacional policor, Policia e Kosovës ka kapacitete për menaxhimin dhe kontrollin e situatës së sigurisë dhe ruajtjen e rendit në gjithë vendin, si dhe ndërmarrjen e veprimeve për zbatimin e ligjshmërisë në vend”, thuhet në këtë njoftim.

“Prioritet i Policisë së Kosovës është ofrimi i sigurisë për të gjithë qytetarët, andaj duke vlerësuar situatën dhe rrjedhat aktuale në komunat veriore, policia ditëve në vijim do të rris prezencën policore në veri me qëllim të arritjes së objektivave të policisë. Policia e Kosovës në vazhdimësi përcjellë dhe analizon zhvillimet në vend, duke bërë vlerësime profesionale në bazë të të cilave ndërmerr masa të nevojshme, të arsyeshme dhe të ligjshme për zbatimin e ligjit dhe vendimeve të autoriteteve shtetërore të Kosovës”, është thënë në njoftim.

MekuliPress është në prag të mbylljes. MBËSHTETE SOT GAZETARINË E PAVARUR DHE ORIGJINALITETIN E MEKULIPRESS. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NA NDIHMO sot, të paktën edhe me 1 Euro!