Media gjermane Deutsche Welle ka reaguar për shembjen e godinës ekzistuese të Teatrit Kombëtar, për të cillin pati edhe përplasje mes artistëve, protestuesve dhe policisë. Deutsche Welle shkruan se, Qeveria ka vendosur prishjen e Teatrit ekzistues dhe ka prezantuar një projekt që përfshin edhe qendra biznesi brenda hapësirës së Teatrit të ri.

“Qeveria ka vendosur prishjen e Teatrit ekzistues dhe ka prezantuar një projekt që përfshin edhe qendra biznesi brenda hapësirës së Teatrit të ri. Aktorë dhe shoqëria civile kanë krijuar Alencën për Mbrojtjen e Teatrit. Njëri prej tyre është Neritan Liçaj. Ai është prej 30 vitesh aktor i Teatrit Kombëtar. 13 muajt e fundit atij i ka munguar skena ku ka luajtur rreth 50 role”, shkruan DW.

Ndërkohë tek oborri i Teatrit vijon rezistenca, ku Aleanca nënshkroi dhe një marrëveshje me PD për ruajtjen e godinës ekzistuese. Nga ana tjetër Presidenti Ilir Meta dërgoi në Gjykatën Kushtetuese ligjin special që i hap rrugën shembjes së Teatri Kombëtar dhe atij Eksperimental. – Shpërndaje dhe Pëlqeje gazetën MekuliPress

Mekuli Press është në prag të mbylljes. Kemi nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. Na ndihmo sot edhe me vetëm 1 Euro! - FOTO: No copyright infringement is intended.