“Procesi i anëtarësimit në Bashkimin Europian të vendit të vogël në bregdetin e Adriatikut mund të materializohet më shpejt nga sa pritej dhe për shkak të pushtimit rus në Ukrainë”! Kështu shkruan gazeta franceze “Liberation”, duke iu referuar procesit të anëtarësimit të Shqipërisë në BE.

“Synimet janë të qarta: të bashkohet politikisht dhe të forcohet ushtarakisht Ballkani Perëndimor”, vijon më tej artikulli.

Vëmendjen e Liberation e ka tërhequr në mënyrë të veçantë baza e ushtarake e NATO-s në Kuçovë: “Kjo ish bazë komuniste duket është gati të rifitojë shkëlqimin si qendër e re operacionale e NATO-s. Ristrukturimi i saj i nisur në vitin 2018 u përshpejtua nga kriza ukrainase, e cila favorizon më shumë bashkëpunimin brenda kampit kundër Putin dhe forcimin e mbrojtjes së territoreve në të cilat mund të shtrihet konflikti.”

Ju pëlqen!

“Ndryshimi në kontekstin e sigurisë globale i ka dhënë tani një shtysë të konsiderueshme përfundimit të projektit”, tha një zyrtar i NATO-s kur u pyet në lidhje me këtë bazë ku po bëhet restaurimi i pistës, modernizimi i kullës së kontrollit e ndërtimi i njësive të reja.

Kjo punë, e cila duhet të përfundojë në vitin 2023, financohet nga fondet e aleancës transatlantike, e cila tashmë ka akorduar më shumë se 55 milionë dollarë në projekt që nga fillimi i tij në 2018.

“Duke ofruar mbështetje për forcat e NATO-s tashmë të pranishme, veçanërisht në kampin Bondsteel në Kosovë, baza ajrore e Kuçovës, – vazhdon shkrimi, – do të paraqesë një aset strategjik lojtar kryesor në një rajon politikisht të paqëndrueshëm.”

Mekuli Press është në prag të mbylljes. Kemi nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. Na ndihmo sot edhe me vetëm 1 Euro! - FOTO: No copyright infringement is intended.