“L’Auto” ka botuar, të dielën e 5 qershorit 1932, në faqen n°5, një shkrim në lidhje me zhvillimin dhe popullarizimin e futbollit në Shqipëri:

Ka filluar një kapitull të ri në historinë e futbollit shqiptar që nga pranimi i Shqipërisë në F.I.F.A.

Ajo që është bërë deri tani është rezultat vetëm i viteve të fundit, por është bërë punë e mirë, pasi gjatë kësaj periudhe të shkurtër, futbolli është popullarizuar në një mënyrë të konsiderueshme, shumë ekipe u formuan dhe u krijua një kampionat kombëtar.

Në 1930 dhe 31, Sportklub Tirana u shpall kampion i Shqipërisë para ekipeve të Korçës, Vlorës, Durrësit, Shkodrës dhe Elbasanit. Në vitin 1930, u krijua një kupë për ushtrinë nga Ministria e Mbrojtjes Kombëtare dhe në vitin 1931 u krijua një kampionat shkollor.

Ekipet shqiptare kanë luajtur tashmë kundër atyre franceze dhe angleze. Megjithatë, kundërshtarët e tyre të zakonshëm janë klubet italiane, jugosllave dhe greke.

Që prej dy vitesh funksionon një kurs arbitrash që ka dhënë rezultate të shkëlqyera.
/Aurenc Bebja/ Blogu © Dars /Klos/ Shpërndaje dhe Pëlqeje gazetën MekuliPress 

VINI RE! Gazetaria jonë mbetet e pandikuar nga politikanët e nga milionerët e korruptuar. Askush nuk e kontrollon gazetën dhe kritikën tonë. Ndihmoje MekuliPress - Mbështete median e pavarur kombëtare.
Loading...
[wpedon id=16879]