Sipas artikullit të shkruar nga media angleze SuperYachtNews, Shqipëria është e njohur gjerësisht tashmë për komunitetin e jahteve luksoze, por jo domosdoshmërish si një destinacion në vetvete.

Përfitimi që mund të kenë udhëtarët është pikërisht ndalimi në Shqipëri për të marrë karburant pa taxa, si për anije private ashtu edhe për tregti të regjistruara, duke kursye kështu rreth 50% në raport me një furnizim të zakonshëm, shkruhet në artikull. Sidoqoftë, duke qenë se faktorët që kufizojnë vizitën në super jahteve janë zvogëluar, gjithnjë e më shumë të tillë kanë filluar të eksplorojnë Shqipërinë.

Sipas Chris Peacock, menaxher i zonës për Ishujt Jon dhe Shqipëri në G&K Yachting, një pengesë e mundshme është që, për momentin, nuk ka një infrastrukturë specifike për jahtet luksoze në Shqipëri.

Ju pëlqen!

Sidoqoftë, sipas Peacock, ekzistojnë mbi 15 projekte marine që aktualisht janë në shqyrtim, duke filluar nga varkat e vogla dhe anijet e peshkimit deri tek jahtet e mëdha luksoze të huaja dhe vendase, tetë prej të cilave janë miratuar, më e rëndësishmja nga të cilat është zhvillimi i Porto Albania në Gadishullin Kalaja e Turrës.

Për artikullin e plotë mund të klikoni këtu!

Ndoshta ju pëlqen!/MekuliPress/ Nëse keni shijuar këtë artikull, ndajeni atë me familjen dhe miqtë tuaj! MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike!