Tiranë, e Djelë 30/III/75:

Më vdiq “Klara”, macja ime e dashur. E gjeti të vdekur Maria jashtë shtëpisë së Jani Janaqit, në rrëzën e avullisë së tij perëndimore. Vajta shpejt t’a marr, ish e ngrirë e vdekur, duhet të kish vdekur natën (29 dyke gëdhirë 30/III/75).

Kish disa ditë që as hante as pinte (as qumësht). Me dhembje të madhe e mora e solla në shtëpi, sapo ardha në shtëpi, në kuzinë, zura të qaj me psherëtimë, edhe Maria qau. Dje, pardje, “Klara” nuk më ardhi në kuzinë, po as hante, as pinte. I-a bëra varrkën rrëzë manit të shtëpisë (në kopësht), ngjitur me murin perëndimor të shtëpisë. Më ndihmonte Maria. Maria më ndihmoj edhe dyke i-a bërë varrkën.

Ju pëlqen!

I shtrova një shtresë në fund të varrkës, 1 faqe jastëku si të kuqe, të paqme, të larë. Mi atë faqe jastëku e vura dje dhe pardje të rrijë, të flerë. E futa në varrkën me kujdes të math, e putha me mallëngjim, e mbulova me 1 copkë të butë të trashë stofi të zezë, e mbulova bashkë më Marien me dhe, përmi dherin e sipërfaqes së varrkës vura copat me bar të njomë të vëndit ku i-a bëra varrkën (që të mbijë bari përmi varrkën).
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress

Kokën e “Klarës” e vura ngjitur me murin e shtëpisë. Qava prapë (passi e putha trupin e “Klarës”) dhe u këtheva në shtëpi në kuzinë, ku prapë qava. Shumë m’u trondit shpirti për humbjen e “Klarës” (Klara ishte shumë suave, e butë, e qetë, e dashur, e ëmbël). Shënim: Kam, si kujtim për “Klarën”, të bijën e saj që quhet “Laert”. Laertin e lindi “Klara” në Tiranë në muajin Maj 1973. Edhe Laert-i është i urtë, i butë, i dashur, është suav si “Klara”.

L. Poradeci. /MekuliPress.com/ 
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress

MekuliPress është në prag të mbylljes. MBËSHTETE SOT GAZETARINË E PAVARUR DHE ORIGJINALITETIN E MEKULIPRESS. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NA NDIHMO sot të paktën edhe me 1 Euro!